Berisha-mjekëve: Ngrihuni në protesta dhe mbroni interesat jetike të të sëmurëve tuaj

Kryetari i PD, Sali Berisha i ka bërë thirrje mjekëve dhe infermierëve që të ngrihen në protesta. Berisha tha, ngrihuni në protesta dhe mbroni interesat jetike të të sëmurëve tuaj.

“Miqtë e mi, koha ka ardhur të pyesim veten, çdo shqiptar të pyesë veten, çfarë më bashkon mua me këta njerëz, me këto qenie të pashpirta, pa njerëzi që vjedhin të sëmurët, që mashtrojnë të sëmurët si në asnjë vend tjetër.

Dhe për të mbrojtur nderin e hajdutit, i ashtuquajturi hajdut ka paturpësinë si patronazhist dhe shpërndan mesazhe, mos bëni zë, rrini të qetë se ilaçi mbaroi.

Shikoni miq se gjer ku, në ç’thellësi ndërgjegje kanë zbritur tentakulat e krimit qeveritar.

Ndaj dhe sonte u bëj thirrje mjekëve, u bëj thirrje infermierëve, ngrihuni dhe mbroni interesat jetike të sëmurëve tuaj.

Të komunitetit tuaj.

Betimi që keni bërë për të qenë shërbëtore të të sëmurëve, mbroni më fisnikun e të gjitha profesioneve, që është profesioni i mjekut.

Mos u bëni shërbëtore të të keqes.

Dilni në fushëbetejë.

Juve u takon të parëve të mbroni të sëmurët.

U takon juve të parët të ngriheni në protesta.

Doktor, ti që nis një mesazh të tillë, ose je dhe ti i sojit dhe moralit të tyre, ndonjë patronazhist, ose ti nuk ke ndjenja njerëzore.

Ose je një frikacak që vdes në lëkurën tënde.

Si mund të bësh ti një mesazh të tillë?

Atë mesazh duhet t’ua shpërndaje të gjithë medieve të Shqipërisë, që të sëmurët e mi mbetën pa ilaçe”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …