Kodi Pin i SKY ECC, DGLL XM i kriminelit në Shkodër që emëron Drejtorin e Policisë, Bardhi diskretiton Ramën

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi në kundërpërgjigje të Ramës për mbetjet, e cilësoi këtë të fundit një ekspert të mbetjeve toksike, jo vetëm atë për incineraorët.

Bardhi nxori zbuluar Ramën për emërimet që bën krimi dhe bandat në Shkodër për drejtorin e ri të Policisë atje.

Duke iu referuar përgjimeve të Sky Ecc, Bardhi tha se, në ato mesazhe, bandat e Shkodrës komunikojnë deri në nivelin e ministrit të Brendshëm, për të emëruar të besuarin e tyre në krye të Policisë së Shkodrës.

“E dija që ishte ekspert i inceneratorëve por dhe ekspert i mbetjeve të rrezikshme s’ma merrte mendja. RAI të akuzoi për lidhje me krimin e organizuar.

Si ta quajnë drejtorin e Policisë së Shkodrës?

Kodi Pin i SKY ECC,  DGLL XM: O vëlla, ka llafe për atë ministrin tënd të Brendshëm…

Përgjiget kodi SKY:… Po,  po kam frikë se s’e bën.

…..Mua Mondi më duhet një dimër aty, vëlla.

Mondi është drejtori aktual i policisë Shkodër, një muaj u emërua pasi ministri i Brendshëm është përfaqësues i bandave më të rrezikshme në vend. Për çfarë e akuzon opozitën, patjetër do japësh llogari?

Kur i ke dorëzuar shtetin krimit të organizuar dhe portin, policinë, edhe përgjeëgjësia i ka mbetur opozitës?! Këtij i hanë të tjerët dardha pas shpine, fajin e ka opozita që e baltos me aferat korruptive dhe ky s’ka asnjë përgjegjësi.

Mbetjet toksike, nga prokuroria ka dalë që kompania pa pasur asnjë ekspericnë në këtë fushë hapet më 2022 për të kryer eksport të mbetjeve të rrezikshme. A ke përgjigje ti ku kanë shkuar mbetjet?

S’ke përgjigje se ku do t’i çosh e përpunosh këto mbetje. Apo do ia dorëzosh këtë krimit të organizuar, siç i ke dorëzuar çdo element të këtij shtetit?”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Lubinë e refuzuan në konferencën për Korridorin e VIII-të! Rama ka marrë mesazhe edhe atje ku ishte…

Lideri i opozitës, Sali Berisha, duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve tha se, Lubinë e …