Salianji: Rama është ekspert i rrotullimit të gjërave në gojë…

Deputeti i PD, Ervin Salianji reagoi menjëherë pas fjalës së kryeministrit Edi Rama në parlament.

Salianji tha se i vjen mirë që “Rama është ekspert i rrotullimit të gjërave në gojë”. Ai tha se Shqipëria është kthyer në qendër operacionale të trafikut të drogës.

“Më vjen mirë që ishte ekspert i rrotullimit të gjërave në gojë. Ministrat e Brendshëm të tutë kryeministër kanë qenë e janë problematikë.

Edhe atë që ke sot në detyrë do ta çojmë në SPAK, ministrin e Brendshëm e kishe ashtu siç e kishe. E ke kthyer Shqipërinë në qendër operacionale të trafikut të drograve të rënda”, tha Salianji.

About Redaksia

Check Also

Deklarata e Berishës/ “Beteja tjetër që do të fitoj pas Shteteve të Bashkuara”

Çim Peka: Kur u sanksionuat në fakt, të gjithë menduan se ju e përfunduat. Të gjithë …