CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

I arrestuari për korrupsion që fiton tendera miliona euro nga burgu

Faleminderit zo

Së pari, Taulant, të lutem mbaj pak shënim se na the një thënie qeparë nga Mark Tëein-i:
“Njeriu që nuk lexon libra të mirë, nuk ka asnjë avantazh ndaj atij që nuk di te lexojë”.
Pra, ose ata që ta kanë dërguar, (ose ti vetë), as nuk lexoni, as nuk kuptoni, sepse ia keni ndërruar krejt kuptimin.

Së dyti, mund të kuptoja gjithëkend në këtë sallë që të flasë për Aktin Normativ, për disiplinimin, per shatazhimin, për marrjen e më shumë masave disiplinore për mjekët, por nuk mund të kuptoj mjekë që të mbrojnë këtë akt normativ, që të vetmen gjë që do të bëjë në të ardhmen është patronazhimi dhe kontrollimi edhe atyre mjekëve që ende nuk kanë mundur t’i bindin dot që të futen në vathën e rilindjes.

Sot po diskutojmë një akt normativ, i cili në fakt, as nuk duhet të kishte ardhur nga qeveria, as nuk duhet të kishte ardhur në mënyrën se si erdhi, siç e kanë zakon specialistët rilindas, fshehtas, pa pyetur as ata për të cilët është hartuar ky ligj, pra as Urdhërin e Mjekëve, as nuk e kanë konsultuar, as nuk i kanë marrë mendim as vetë mjekëve.

Ministrja, apo znj. Spahiu na thanë që kanë bërë fjalime. Kryeministri ka folur, ka mbajtur fjalime, ministrja ka folur, ka mbajtur fjalime, dhe kjo konsiderohet proces konsultimi me mjekët – sic tha znj. Spahiu. Mjekët duhet të dëgjojnë, të mbajnë shënime dhe kaq është procesi I konsultimit.
Këta pas meje, pavarësinë nuk e duan! Autonominë nuk e duan! Duan varësinë!
Nuk e duan lirinë, duan robërinë!
Nuk duan specialistin, profesionistin! Duan patronazhistin!

Në komision unë e shpreha votën time kundër, vazhdoj ta shpreh votën time kundër, por edhe siç e theksoi edhe znj. Gjergji, grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të votojë kundër.
Por, gjithashtu, i bëra thirrja Ministres Koçiu, për aq sa është ende në kohë, ta tërheqë këtë akt normativ, mos të bëjë më shumë dëm se çka bërë deri tani.
Dhe nuk do ndalem për pjesën e aktit normativ sepse kolegu im z. Bylykbashi, por edhe kolegët e tjerë e theksuan fare qartë që nuk duhet të vinte me Akt Normativ, apo pse nuk vjen me amendime, ndryshime ligjore ashtu siç kanë ardhur aktet e tjera, por e sjellin me një akt normativ pikërisht për të na futur të gjithëve ne të opozitës në atë vallen e diskutimit për procedurë, për të mos u thelluar tek thelbi.
Po, pse erdhi tani? Pse pikërisht tani?
Të gjithëve na kujtohet skandali i fundit i rradhës, tek onkologjiku. I rradhës, e theksoj, sepse në shëndetësi ka pasur, ka dhe do të ketë se të jeni ju në qeverisje skandale në shëndetësi.
I fundit, skandal i rradhës ishte ai i onkologjikut.
Rama vrapoi dhe shau mjekët. Ministrja i neveriti, dhe mbasi i neveriti tha se do të ndryshojë urdhërin e mjekut.
Po mirë, e pyeta ministren edhe në komision, po që nga dita që plasi skandali, cfarë masash kanë marrë? Se e kanë ditur cfarë ndodhte të onkologjiku! E ka ditur edhe ish-ministrja Manastirliu, e ka ditur dhe ministrja aktuale Koçiu, e ka ditur edhe ministri i Drejtësisë, sepse ka Departament Antikorrupsioni në Ministrinë e Drejtësisë dhe ka Kordinatorë Antikorrupsioni në çdo Ministri, në çdo institucion dhe duhet të kishte funksionuar ky Departament. E ka ditur edhe Ministri Manja sepse është shprehur për një shqetësim tek onkologjiku, por nuk ka vepruar. Ndaj, edhe onkologjiku, është vetëm maja e icebergut, se ka dhe shumë më shumë, po të onkologjiku si dhe në të gjithë QSUT-në.

Ndaj, kanë sjellë këtë akt normativ, për të hedhë tymnajë, që të gjithë të merren me udhërin e mjekut, të merren me mjekët.
Lind pyetja: A ka marrë një masë të vetme ministrja për rregullimin e situatës tek onkologjiku, sepse atë ka për detyrë ajo. Nuk ka për detyrë të fusi duart tek urdheri i mjekut. Ajo ka për detyrë të marri masa që të mos mungojnë barnat tek onkologjiku.

Asgjë ska bërë!

Sot mungojnë disa barna tek onkologjiku, ja përmenda edhe Ministres në Komision dhe më tha ‘nuk mungojnë’.
Sot që ne flasim, vazhdojnë mangësitë në funksionimin e aparaturave. Përgjatë këtyre ditëve të fundit, më kanë ardhur shqetësime nga familjarë të pacentëve, që duhet të bëjnë terapinë, të marrin rreze. Por nuk munden sepse nuk punon dera e aparaturës!
E ka fajin Urdhri i mjekut për këtë? E kanë fajin mjekët?
Që mjekët janë të detyruar të punojnë në kushte shumë të këqija dhe vihen edhe përballë pacientëve dhe familjarëve! Ekanë fajin Udhrëri i mjekëve dhe mjekët?
Jo nuk e kanë!
E ka fajin Ministrja, e ka fajin drejtoresha e QSUT-së dhe e gjithë hierarkia e QSUT-së.

Cfarë bëri ministrja për të tenderuar ato dhjetra tendera qe nuk i bëri qysh nga fillimi i Janarit dhe deri më sot, sepse presin klientin e rradhës, e ndaj mungojnë barnat. E ka fajin urdhëri mjekëve apo mjekët?
Jo, nuk e kanë!
Cfarë bëri ministrja për të siguruar jodin radioaktiv, 10 muaj që mungon!
E nëse nuk ka jod radioaktiv, nuk ka as terapi!

Po doli dhe tha ministria Urra! Përpara! Vetëm përpara! Sepse u vu më së fundmi në punë, pas 2 vjetëve, Brachiterapinë, duke harruar tju kërkonte atyre 600 personave që nuk kishin mundur të marrin terapinë për 2 vite, 3 vitet e fundit.

Çfarë mase mori Ministrja për të rritur buxhetin për barna, për kura, për terapi, për kimio, për standarte?
Asnjë masë!
Iu versule Urdhërit të Mjekut.
Pse nuk e anulloni ose pse nuk ja ulni buxhetin sterilizimit, kostot e të cilit vazhdojnë të jetë të pakontrolluara? Apo check up-it? Por jo! paratë duhet t’i shkojnë Vilmës, duhet ti shkojnë Ilir Beqës, pavarësisht se është në burg, duhet t’i shkojnë Ilir Rrapajt, pavarësisht se është në burg. Të cilët vazhdojnë, sot, të marrin fond enga buxheti shtetit, taksat tona.

Ilir Rrapaj, vazhdon sot merr para nga buxheti i shtetit. Që nga momenti që ai është arrestuar, ka marrë mbi 1 milion euro nga buxheti.

Këtë duhet të kishte bërë Ministrja, mos t’i turrej Urdhërit të Mjekut.
Merr 1 milion Euro Ilir Rrapaj që është në burg dhe nuk kanë barna pacientët dhe nuk mund të marrin terapi, sipas protokollit, pacientët.

Ndaj dhe jam e keqardhur për kolegun tim, për këto duhet të kishte folur, mos të na fliste neve për numrin e shtretërve, apo të na fliste për numrin e masave ndëshkuese, se nuk i shkon një mjeku të flasi për mjekët e tjerë për më shumë masa ndëshkuese. Minimalisht këtë t’ia kishin kursyer vetes.

Nuk po kërkojmë revolucion, nuk po kërkojmë atë reformën që na e përmendi ministrja edhe në komision.
Madje madje, si shëmbull suksesi, na mori Spitalin Mermorial të Fierit. Tha: kështu do ti bëjmë edhe spitalet e tjera!
Por çfarë ka ndodhur me spitalin e Fierit? E pyeta Ministren “ore ato mjeket turk që marrin 10-fishin e mjekëve shqiptarë, a janë licencuar gjë? Nuk diti të më kthejë përgjigje! Unë mendoj që jo! Nuk janë të licensuar dhe plus marrin 10-fishin e mjekëve tanë, që mund të jenë edhe më të mirë edhe më të shkëlqyer, marrin edhe hoteleri. Pra mendoni se sa shkojnë nga buxheti i shtetit për këta mjekë turq. E ndërkohë, diskriminohen, shantazhohen, patronazhohen, kontrollohen mjekët shqiptarë.

E vetmja gjë që do të bëjë ky ligj është për ti çuar mesazhin mjekëve: “Mos guxoni të ngrini kokën! Mos guxoni të reagoni1” sepse do marrim masë. 30% të kohës do ja u firmosë drejtuesi, drejtori i spitalit, ai patronazhisti i patronazhistëve i emëruar nga Ministrja dhe Edi Rama.
Po mirë mo, të bëjmë një llogaritje shumë të thjeshtë. Ai 30% mund ti përkojë me 2 orë pune për shëmbull, në ditë, një mjeku (që ja ka firmosur drejtori i spitalit). Po nëse në klinikën private ka një ndërhyrje kirurgjikale që i shkon 4 orë – 5 orë, cfarë do bëjë ai mjeku? Do ta lërë përgjysmë? Kaq më ka firmosur drejtori spitalit? Do iki e do ta lërë ashtu të shtrirë pacientin? Apo do merret masë ndëshkuese sepse e ka kapërcyer 30% që ja kanë firmosur?

Ore, pse i trajtoni mjekët si armiq? Duhet ti urreni mjekët që të ndërmerrni këto hapa të tillë!

Ndaj një thirrje kam për mjekët dhe infermierët:
Reagoni!
Reagoni sepse keni bërë betimin e Hipokratit!
Reagoni!
Jo për partitë politike! Reagoni për shëndetin e qytetarëve!
Reagoni për të mbrojtur jetë!
Sepse ajo që po bëhet tek onkologjiku është Krim në masë!!
Dhe unë bëj përgjegjës: Edi Ramën, Ogerta Manastirlliun, Albana Koçiun, Ilir Beqajn, ish drejtuesit dhe drejtuesit e QSUT.

E kam kallëzuar zyrtarisht në SPAK, dhe ftoj SPAK-un që të bëjë hetim të thelluar dhe profesionist, sepse kemi të bëjmë me shëndetin dhe jetën e qytetarëve!
Faleminderit!

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …