Ish-prokurori: Berisha, i pandehuri i parë në histori për vendimet kolegjiale

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, avokati Eugen Beci, sqaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, akuzën e GJKKO ndaj ish-kryeministrit Berisha për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. I pyetur nga ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi për vendimet kolegjiale, Beçi u shpreh se Berisha është i pandehuri i parë që merret për vendimet kolegjiale.

“Është hera e parë që në Republikën e Shqipërisë merret i pandehur për vendimet kolegjiale. Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale nuk ka një nen të përcaktuar për këtë vendimet kolegjiale.

Që nga Roma e lashtë nuk dënoheshin për vendimet kolegjiale.

Në se ky vendim do të kalojë të gjithë shkallët e gjykimit dhe nëse ky ka bindur gjithë parlamentin për të votuar ligjet vaj halli çdo të ndodhte me qeverinë e sotme dhe Prokuroria e Posaçme do të kishte shumë punë për vendimet kolegjiale të qeverisë së sotme”.

I pyetur nga moderatori Ylli Rakipi nëse do të kishte ai këtë dosje si ish-prokuror a do ta çonte për gjykim, Beci u përgjigj: “Do ta kisha shumë të vështirë për të provuar sa para të kam dhënë, si t’i kam dhënë”.

About Redaksia

Check Also

SHBA avancon me Ambasadorin e ri/ Raporti i plotë që ka mbërritur në Senat

Pak ditë pasi Presidenti i SHBA, Donald Trump, nominoi Eric P. Wendt për ambasador në …