Jamarbër Malltezi duke folur para SPAK, në lidhje me raportimin 2 mujor të prokurorisë, është shprehur se, masat ndaj Sali Berishës janë të paligjshme.
Gjatë deklaratës për mediat, Malltezi u shpreh se si në komunizëm edhe tani, janë armiq të komunistëve dhe për këtë gjë është krenar.
“Lista numër 1 e armiqve të komunistëve janë 3 veta nga familja Begeja, pronare. Edhe në atë kohë si tani ishin shpallur armiq të komunistëve.
Edhe sot në të njëjtën situatë jemi. Jemi armiq të komunistëve dhe jemi krenarë për këtë gjë.
Sot ishim në Apel për diligjencën e 4, dy mujore të cilën gjyqtarja me tre mbiemra e ka dërguar me 1 muaj vonesë, sipas urdhrave. Në 4 diligjenca nuk ka asnjë fjalë për Sali Berishën, nuk del askund, zero, zero, zero.
Pavarësisht prokurorja politike thotë se nuk ka ndryshuar asgjë. Çfarë do të ndryshojë, vetëm kur të dojë Edi Rama. Kjo është diçka e re që u nxor sot për gjykatën.
Jemi në situatën ku masat ndaj Sali Berishën janë të paligjshme, ose janë të pavlefshme. Masat që u morën për kufizimin e lëvizjes, në rast se ishin kufizim liria janë të paligjshme sepse nuk shkuan në Parlament. SPAK tha jo nuk janë kufizim lirie, por e bukura është që nuk e ka zbatuar atë. Menjëherë është masë e pavlefshme.
Zëvendësimi i masës së pavlefshme është nul. Vendimi për lëvizjen është firmosur nga Edi Rama në qershor 2006, para Berishës që prokurorët thonë e ka firmosur në nëntor 2006. Në thelb është çështje e thjeshtë, u nis me kallëzimin e rremë nga Taulant Balla”, tha Malltezi.