“Xhaçka”/ Reagon delegacioni i BE: Të shqetësuar për sundimin e ligjit në Shqipëri!

Partia Socialiste mori në mbrojtje Olta Xhaçkën duke penguar kalimin e mandatit të saj në Gjykatën Kushtetuese.

Në reagimin e tij delegacioni i BE shpreh shqetësimin për sundimin e ligjit në Shqipëri dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese që nuk janë zbatuar nga Parlamenti.

“Ne kemi shprehur shqetësimet tona edhe në raportin e fundit mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri, lidhur me faktin që disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti, përfshirë edhe në lidhje me këtë çështje, ku vendimi i Gjykatës Kushtetuese daton më shumë se një vit e gjysmë më parë (janar 2023).

Na inkurajoi fakti që Kryetarja e Parlamentit, gjatë hapjes së sesionit parlamentar javën e kaluar, theksoi si prioritet nevojën që Kuvendi të ndjekë vendimet e mbetura të Gjykatës Kushtetuese.

Ajo çka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur. Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit”,reagoi për ‘Euronews Albania’ delegacioni i BE-së.

About Redaksia

Check Also

Berisha tregon si do ta drejtojë fushatën: Të pashpresë ata që mendojnë t’i caktojnë PD-së kryetarin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shuar kureshtjen e opinionit në lidhje me drejtimin …