Regjimi injoron thirjet e SHBA dhe BE për të zbatuar vendimin e Kushtetueses, Spiropali: Do presim “Venecian”

Regjimi ka injoruar thirrjet e SHBA dhe BE për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese në rastin e mandatin e Olta Xhackës. Spiropali ka deklaruar se nuk kanë ndër mend të zbatojnë vendimet e Kushtetueses, por do të presin një interpretim nga Komisioni i Venecias.

Pasi BE dhe SHBA njëzëri dënuan shpërfilljen që mazhoranca i bëri vendimit të Gjykatës Kushtetuese për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, Edi Rama ka nxjerrë Elisa Spiropalin me një deklaratë për të thënë se kanë kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias për zbatimin e vendimit.

Ndaj plotësisht bindjen se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore, pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit. Prandaj edhe e theksova gjatë hapjes së sesionit parlamentar javën e kaluar si prioritet nevojën që Kuvendi të ndjekë vendimet e mbetura të Gjykatës Kushtetuese. Votimi i djeshëm demonstroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të një viti e gjysëm më parë dhe së fundmi ai i korrikut 2024, ka nevojë për sqarimin që kërkohet prej po kaq kohësh. Pikërisht me qëllim marrjen e këtij sqarimi dhe dhënien fund të paqartësisë që e ka shoqëruar Kuvendin për mënyrën e zbatimit të vendimit, i jam drejtuar menjëherë sot Komisionit të Venecias si një instancë me prestigj e kompetencë të padiskutueshme. Sapo të marrim nga Komisioni i Venecias opinionin përkatës, do të veprojmë sipas atij opinioni pa humbur asnjë ditë më shumë”, thuhet në reagimin e Spiropalit.

About Krye Redaktor

Check Also

Kalaja: Ulsi Manja “gradon” në detyrë prokuroren Keshi që mbylli dosjen 184!

DEKLARATË PËR MEDIA KRYETARJA E KOMISIONIT TË APELIMIT, ADRIANA KALAJA Znj. Esmeralda Keshi është emëruar …