Salianji takim me strukturat në Librazhd: Pakënaqësia qytetare të kthehet në një rezultat fantastik për PD

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Elbasanit, Ervin Salianji ndalesën e radhës pati Librazhdin, ku u takua me strukturat atje.

Në një fushatë tashmë intensive për të përmbysur një regjim të narko-shtetit, siç PD e ka theksuar muajt e fundit, Salianji gjatë takimit me strukturat e PD në Librazhd, theksoi se, “Bashkia është një simbol ku besimi dhe mbështetja e dhënë Rilindjes ndër vite, ka mbjellë vetëm varfëri, zhgënjim dhe revoltë”.

Drejtuesi politik i PD për Elbasanin, Ervin Salianji në një postim në rrjetet sociale teksa e vuri theksin te pakënaqësia e qytetarëve në Librazhd, tha se gjithë kjo pakënaqësi qytetare të kthehet në një rezultat fantastik për Partinë Demokratike

“Së bashku me ekipet që do të ngremë në çdo bashki të qarkut të Elbasanit do të punojmë që jo vetëm zëri i çdo qytetari të dëgjohet me zë të lartë, por gjithë kjo pakënaqësi qytetare të kthehet në një rezultat fantastik për Partinë Demokratike”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Balliu: Dumani pse nuk e arreston këtë vemjen Veliaj që ka një mal me prova?

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu në protestën kundër vjedhjeve të kreut të bashkisë …