Rama do të shembë godinat historike për të ndërtuar kulla për administratën…

Pas kullave të ngritura nga privatët, tani pritet të ngrihen edhe kullat e shtetit. Kryeministri Edi Rama shpalli sot nisjen e një projekti për ndërtimin e një kompleksi ku do të vendoset administrata.

Projekti me kosto kolosale do strehojë administratën më të korruptuar në Europë.

10 studio ndërkombëtare do konkurrojnë për t’u përzgjedhur nga një juri ndërkombëtare për të ndërtuar kullat e reja për administratën publike.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se do të ndërtohet një kompleks i madh qeveritar ku do të vendosen një sërë institucionesh shtetërore që ofrojnë shërbime publike.

Toka ku do të ndërtohet kullat e administratës do jetë shtetërore, kurse godinat do të ndërtohen nga privatët.

Ngutja për këto projekte të Ramës të ngjan me atë që pësoi Tetari Kombëtar i cili u shemb që në vend të tij të ndërtoheshin kulla. Kjo duket se është edhe pikënisja e Ramës që godina të tjera të Tiranës të kenë të njëjtin fat si ajo e teatrit. Për të shkatërruar përfundimisht historinë dhe traditën që ky qytet trashëgoi në vite.

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …