SPAK i sekuestroi telefonin se dekonspiroi operacionin, vihet në garë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë 

SPAK ka sekuestruar sot telefonin e drejtorit të Policisë së Elbasanit, Ilir Proda, ndërsa ka dyshimet se operacioni për goditjen e bandës së Çopjave në Elbasan është dekonspiruar.

Ilir Proda mësohet se kërkon të bëhet kryepolic, pasi ka aplikuar në garën për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut.

Proda u emërua në Policinë e Elbasanit më 8 mars 2023, me urdhër të Rrumbullakut pas disa ndryshimeve në drejtoritë e policive. Nga Elbasani u largua Ardian Çipa, i cili shkoi në Gjirokastër.

Proda po ashtu i është nënshtruar vettingut në mars 2024 nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policiore. Më datë 8 mars 2024, trup e vlerësimit; Bora Vrenjo si kryesuese, Henri Naqellari dhe Loreta Hanxhari anëtarë, konfirmuan në detyrë Prodën.

Sipas Vendimit të AMP, Proda ka plotësuar tre kushtet, nivel i besueshëm në vlerësimin e pasurisë; nivel i besueshëm në vlerësimin e kontrollin e figurës; nivel i mjaftueshëm në vlerësimin e aftësive profesionale.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Paketa e reformës zgjedhore do jetë fryt i përbashkët i të gjitha forcave të opozitës! Ta shohim çfarë ka ndryshuar për Tom Doshin se dje ishte në Skap

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, paketa e reformës zgjedhore do jetë fryt i …