Sondazhet në PS, Rama prek fundin, deklarata e tij para forumeve

Sondazhet e kryera në PS e nxjerrin Ramën në kuotën më të ulët elektorale dhe kjo ka qenë arsyeja e takimeve të shumta me forumet partiake.

Që në nisje të muajit, kemi parë që kreu i PS nuk zë vend, pasi mblodhi Asamblenë, mblodhi ministrat, më pas deputetët në Elbasan, ndërsa sot krerët e bashkive dhe drejtuesit e qarqeve. Të gjithë kanë marrë ultimatum të mbledhin sa më shumë vota, pasi përtej retorikës publike, sondazhet që bën PS vetë nuk janë aspak optimiste.

Sipas informacioneve që kanë dalë në media, Rama ka deklaruar para tyre se sipas sondazheve, votuesit tradicionalë të PS po rrudhen. Ndërkohë ka një rritje të madhe të elektoratit gri, pra të atyre që nuk votojnë fare. Nga anketimet që po bën PS, duket se shumë socialistë po e braktisin ngjyrën rozë dhe kanë vendosur të mos votojnë fare në zgjedhjet që vijnë dhe kjo e ka alarmuar Ramën.

Për këtë arsye, ai ka futur në lojë votën e diasporës. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk kanë qenë krejt të rastësishme. Rama do të përdorë diasporën për të mbushur boshllëkun e krijuar nga votuesit në vend. Për këtë arsye ai i ka porositur të gjithë që të lobojnë sa më shumë te emigrantët që të marrin pjesë në votime dhe të hedhin votën për PS.

Kreu i qeverisë ka kërkuar nga të zgjedhurit vendorë identifikimin e emigrantëve se në cilat shtete janë vendosur, si dhe vendosja e një koordinatori në çdo bashki që të merret specifikisht me këtë çështje. 

About Krye Redaktor

Check Also

Pyetje SPAK-ut për inceneratorët! Janë të paaftë apo të korruptuar? Apo kaq ia ka lënë litarin Edi Rama…

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar me një shënim në faqen …