Berisha: Anëtarët e organizatës kriminale Skapi i Partisë janë bërë më vrasës se vrasësit, më hajdutë se hajdutët

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp se, anëtarët e organizatës kriminale Skapi i Partisë janë bërë më vrasës se vrasësit, më hajdutë se hajdutët.

“Duke përfunduar mund të them se ata që transparencën, zbatimin rigoroz të ligjit, por edhe detyrimeve kushtetuese, i shpallin për korrupsion, janë skllevër pengje mjerane të krimeve të tyre.

Por theksoj përsëri se kur ke bërë pazare me vrasësit dhe ke marrë paranë e tyre të krimit për t’u pasuruar vetë, për të blerë apartamente, vila, toka apo pasuri të tjera, të cilat me rrogën tënde nuk i blije dot kurrë, apo kur ke përdorur paratë e vrasësve, përdhunuesve, trafikantëve për vakanca luksoze, për shkollimin e fëmijëve apo qoftë dhe për bixhoz, kur ke përdorur detyrën e besuar nga shoqëria për t’u bërën nga prokuror, avokat i kriminelit që të ka blerë dhe skllav i tij, ke shitur çdo gjë njerëzore

Ke shitur veten tek vrasësi, je zhveshur, shpërfytyruar dhe denatyruar nga morali njerëzor, je bërë më i lig, më i ulët se sa padroni yt, më vrasës, më përdhunues, më hajdut se ai, ndaj dhe virtytin njerëzor, solidaritetin familjar dhe të bamirësisë i quan vepër penale, krim.
Zbatimin e ligjit e shpall shkelje të ligjit dhe korrupsion dhe nuk ndalesh para asgjëje.

Bëhesh me hajdut se hajduti, më vrasës se sa vrasësi, të tillë janë sot anëtarët e organizatës kriminale Skapi i Partise apo anëtarët e prokurorisë private të Edi Ramës, të cilët Juri Kim ua serviri shqiptarëve si heronjtë e fëmijëve të tyre, por në fakt u provuan si monstrat me vepra shumë konkrete të fëmijëve shqiptarë, përfshi këtu moralit të tyre dhe fëmijëve autikë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Linda tjetër flet pak për videot me Agasin

Gjykata e Lartë vendosi që të ndryshojë masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda …