Momentet e fundit të Gerti Bogdanit dhe përpjekjet e mjekëve për ta rikthyer në jetë

Mjekët u përpoqën për rreth një orë të shpëtonin Gert Bogdanin sot kur mbërriti pa ndjenja në QSUT, por ish-deputeti demokrat nuk ia doli dot. Mësohet se 44-vjeçari kishte humbur ndjenjat në një sallë konferencash në Tiranë, më pas është transportuar në spital në gjendje të rënduar, por nuk shpëtoi dot.

Ai nuk vuante më herët nga probleme kardiovaskulare.

“Ish deputeti i PD-së Gert Bogdani, rreth orës 11:30 ka qenë një konferencë në një hotel në Tiranë. Në mënyrë të menjëhershme ka pasur gjendje të fikti, është transportuar në urgjencën e spitalit por me gjithë përpjekjet e emergjencës, nuk mbijetoi.

Ka ardhur në gjendje shumë të rënduar, është bërë përpjekje duke asistuar me aparatura rreth një orë por ka qenë e pamundur por ka qenë e pamundur. Mësohet se Gerti nuk ka pasur probleme të tjera kardiake, diagnoza momentale është arrest kardiak respirator. Nuk ka vuajtur më herët e as ka pasur problemet kardiake, por ka qenë gjithçka e menjëhershme”, -raportoi gazetarja Alma Demiraj.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Do jem pjesë e protestës së TikTok para ndërtesës së tiranit, por fjalën e kanë të rinjtë!

Teksa prej së enjtes së 13 shkurtit, të rinjtë dhe përdoruesit e platformës TikTok nuk …