Gjyqi në Apel, deputetët opozitës në përkrahje të Salianjit

Deputetët e opozitës janë mbledhur sot në orën 10:00 për të ndjekur nga afër seancën gjyqësore që do të mbahet në Apelin e Përgjithshëm ndaj deputetit Ervin Salianji.

Salianji akuzohet për denoncimin publik ndaj qeverisë për lidhjet e saj me trafikantë dhe për favorizimin që qeveria iu bënte trafikantëve duke i lehtësuar dhe bashkëpunuar në veprimtarinë e paligjshme!

Salianji bëri një seri denoncimesh madje dhe nga fushat me kanabis për lidhjet te ish-ministrit Tahiri me kanabizimin. Më pas Partia Demokratike dhe Ervin Salianji pretenduan që lidhjet me krimin mbaheshin nga vëllai i ish-ministrit pasardhës, Fatmir Xhafaj.

Pas denoncimit të tij, opozita dhe Salianji publikuan rastin, për këtë u hap një hetim penal me kallëzimin e Agron Xhafajt ku Salianji akuzohet për shpifje.

Vlen të theksohet se gjithë prokuroret dhe gjyqtaret që kanë pasur çështjen dhe kane dhënë vendimin me 1 vit burg në shkallë të parë janë shkarkuar nga organet e vetingut.

About Redaksia

Check Also

Pse sekti Rama do votojë kundër pezullimit të dy taksave të naftës!

Nga Bujar Leskaj  Votoj pro projektligjit “Për një shtesë në Ligjin nr. 9975 datë 28.7.2008 …