Si dhe nga kush u dekonspirua operacioni për bandën më të rrezikshme

Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se, degradimi i vendit është jashtë çdo imagjinate njerëzore, pasi sipas tij, Shqipëria është zëvendësuar tërësisht me narkoshtetin.

Sipas Berishës, operacioni për bandën e Çopjave u dekonspiruar nga SPAK, ndërsa telefonin e drejtorit të përgjithshëm të policisë e kontrolluan pa vendim gjykate.

Berisha tha se SPAK është shndërruar në një çerdhe trafiqesh, pazaresh, gjobash etj.

“Miqtë e mi, degradimi i këtij vendi është jashtë çdo imagjinate.

Është zëvendësuar tërësisht me narkoshtetin.

Sot, mediat informojnë se kandidat për drejtor të përgjithshëm të policisë është një person në arrati me mandat arresti.

Miq, pse e solla këtë shembull?

E solla këtë shembull sepse kjo është Shqipëria!

Shqipëria është në duart e mafies dhe vetëm mafies.

Dy muaj më parë u njoftova këtu se Skrapi i partisë njoftoi klanet mafioze dhe familjet mafioze që të largohen dhe isha shumë i sigurt në atë që u thashë.

U arrestua në Kosovë këto kohë një përfaqësues i rrezikshëm i klanit Çopja.

Anëtarët e organizatës kriminale të Skrapirt të partisë, me në krye mercenar Dumanin, u vërsulën si qen të tërbuar kundër oficerëve të policisë që u dekonspiruan.

Shkuan dhe i kontrolluan telefonin pa gjykatë drejtorit të përgjithshëm të policisë. Po atij mirë ia bënë, ai e meritonte.

Po kush thoni ju, e kishte dekonspiruar?

Organizata kriminale e Skapit të partisë me BKH-istat e tij.

Sa shkuan me e marrë në Kosovë, u tha haptas, ata më njoftuan.

A e shihni pra si e kanë shndërruar Skrapin në një çerdhe trafiqesh, pazaresh, gjobash dhe me radhë?”, tha Berisha.

About Krye Redaktor

Check Also

Si e poshtëroi regjimi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë

Një poshtërim i denjë që ndodh vetëm në “Republikat e Bananeve” apo narko-republikave ku hetuesit …