Gjekmarkaj prezantohet si drejtues politik i PD për zgjedhjet në qarkun e Lezhës

Agron Gjekmarkaj u prezantua dje para kryesisë së Partisë Demokratike dega Lezhë, si drejtues politik i këtij qarku. Në fokus të këtij takimi ishin fitorja në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Gjekmarkajshoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i cili theksoi se, opozita përfaqësohet në këtë qark me një figurë intelektuali, ndërsa kampi i mazhorancës me ministrin Ulsi Manja, i përfshirë në dosjen 184 të shitblerjes së votës.

Noka deklaroi se, në fokus të takimit ishte aksioni opozitar, duke paralajmëruar një valë protestash deri në krijimin e qeverisë teknike.

Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati 3 orë, ndërsa dega e Lezhës diskutoi strategjinë e aksionit opozitar.

About Redaksia

Check Also

Kabllogrami i 16 dhjetorit/ Skandal-Baton Haxhiu tregon si po përgjohet Ambasada e SHBA nga Rama

Baton Haxhiu, i cili njihet si zëdhënësi mediatik i Ramës ka bërë një deklaratë qe …