Belshi në protestë për Tregun, Salianji: PS vjedh duke abuzuar, PD gjithmonë në krah të qytetarëve!

Partia Demokratike i është bashkuar protestës së qytëtarëve të Belshit, të cilët kërkojnë të drejtën e dyre pasi Bashkia e Belshit ka hequr pazarin nga qëndra e Belshit.

Deputeti Ervin Salianji, u shpreh se, PD do të jetë gjithmonë në krah të qytetarëve, dhe përkrahja do të jetë edhe në protestat e radhës për këtë shetësim.

Salianji u shpreh se vetë Kryetari i Bashkisë nuk jeton fare në Belësh dhe vendimet nuk i mer në të mirë të qytetarëve. Ne do të jemi përsëri këtu u shpreh Salianji, dhe se protesta e sotshme ishte një vetëm një paralajmërim, PD do të mbështesë gjithmonë qytetarët.

“Vendimarrjen do ta merrni ju dhe javën tjetër nëse nuk do të ketë reflektim, nëse ju ju lënë në këtë gjendje, ata nuk mund të bëjnë një genocid tjetër mbi genocidin, sepse ky është genocid, t’i lësh familjet pa bukë për shkak se do të pasurosh dy njerëz.

Ne do ta përshkallëzojmë protestën, do të jemi bashkë me ju, do të bllokojmë jo vetëm rrugën këtu por do të bllokojmë aksin nacional dhe kombëtar, deri sa të marrë zgjidhje, dhe ju do të dilni, të fitoni të drejtën tuaj, që e keni të drejtë nga zoti dhe nga natyra dhe e nuk jau heq dot as për tu pasuruar Rama i qeverisë dhe as ky Rama i bashkisë. Se për vete e ka zgjidhur ky i bashkisë, e keni parë të rrijë këtu apo jeton në Elbasan a në Tiranë”, u shpreh Salianji.

Reagimi i Salianjit

Belsh, në mbështetje të tregtarëve dhe banorëve në protestën e tyre legjitime dhe bllokimin e përkohshëm të rrugës si paralajmërim për përshkallëzim nëse problemi nuk zgjidhet!

Pasi i kanë marrë votën duke i konsideruar të futur në “xhep” qeveria vendos të flakë në rrugë qindra tregtarë të vegjël e fermerë në Belsh, i largon me dhunë nga tregu i tyre tradicional ku e ushtronin veprimtarinë prej 32 vitevesh.

Përmes një vendimarrje klienteliste kanë zgjedhur t’i shpërdorojnë paratë duke investuar në një zonë boshe për të fuqizuar dy sipërmarrësit e tyre për shkak të lidhjeve klienteliste politike. Si në çdo rast PS vjedh duke abuzuar me një investim të panevojshëm dhe fuqizon dy biznese të lidhura me qeverinë tek gjasme tregu i ri!

Dua ta bëj të qartë se do të jemi në krah të banorëve duke përshkallëzuar protestat dhe revoltën e tyre legjitime për ndalesën që ju bëhet për të shitur produktet bio të zonës!

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: Jo shtatore të krimit e korrupsionit, jo “Bllokmenë” të rinj në Tiranë!

Nga Belind KELLIÇI Si sot, 35 vite më parë, studentët, të rinjtë, intelektualët, punëtorët, banorët …