Noka në Peshkopi: Bashkimi i demokratëve rrit fuqinë elektorale!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka zhvilluar një takim ditën e sotme në Peshkopi sëbashku me drejtuesin politik të qarkut, Xhelal Mziu.

Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, është shprehur se bashkimi i demokratëve do të rrisë fuqinë elektorale dhe bëri thirrje për të protestuar për të arritur një qeveri teknike.

Postimi 

Në #Peshkopi së bashku me drejtuesin e qarkut, kolegun Xhelal Mziu. Bashkimi i demokratëve rrit peshën dhe fuqinë elektorale në bazë. Rruga e përbashkët dhe e vetme për të fituar në përballjen me regjimin kriminal të Ramës. Thirrje për #protesta të vazhdueshme nga #demokratët deri në pikëmbërritjen e synuar për një qeveri teknike.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama shkoi vetë në Bordin e Paqes, pasi Harami është skllavi i tij!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për mediat komentoi vizitën e kryeministrit …