Gjatë konferencës për shtyp, Argita Malltezi bëri të ditur se sipas burimeve joformale, të paktën 17 prokurorë dhe gjykatës të strukturës së posaçme janë në dosjen e Encrochat. Ajo tha se, po ashtu ka një filmim të gjykatëses Irena Gjoka duke kërkuar 500 mijë euro.
“Nga burime joformale dhe të pakonfirmuara, çka do të thotë se nuk e kam parë me sytë e mi. Ajo që dihet nga të gjithë, besoj edhe nga gazetarët, gjyqtarë dhe prokurorë të SPAK, 17 veta rezutojnë në dosjen e Encrochat të përfshirë. 17 veta nga gjyqësori special, përveç të tjerëve.
Pyetja që duhet të bëni është pse nuk del kjo gjë?
Gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka pretendohet se gjithashtu është në një video, a është e vërtetë, nuk e di, mua më thonë që është në një video të marrë nga një aparat celular i një gazetari të larguar nga Shqipëria, në të cilin ajo rezulton e filmuar duke biseduar me një ish-eksponent të Partisë Socialiste duke negociuar për tarifën që i kërkon prej 500 mijë euro për të mos e futur në grup të strukturuar kriminal.
Duhet të na thotë SPAK nëse është apo jo e vërtetë kjo.
Fakt është se SPAK që e kontrollin gjyqësorin e posaçëm nëpërmjet ligjit. Kontrolli i gjyqësorit e minon totalisht pavarësinë e tij”, tha Malltezi.