Një defibrilator… dreqi ta hajë…

Nga Iva V.GRILLO

Ngjarja shokuese dhe e dhimbshme e largimit nga jeta per shkak te nje goditje kardiake te ish deputetit Bogdani, nje djale ne lule te moshes dhe nje figure publike qe patjeter kishte para tij nje te ardhme plot kontribute ne mjedisin politik e shoqeror, ka lene pas nje ndjenje te thelle trishtimi por dhe fataliteti duke na kujtuar se fatkeqesisht kontrollin mbi fatin tone personal e kemi te limituar dhe pavaresisht endrrave, aspiratave apo investimeve tona jetesore, “fjalen e fundit” e thote dikush tjeter… .

Por nga ana tjeter, kjo ngjarje e hidhur (si dhe shume te tjera qe u ndodhin njerezve te zakonshem qe nuk kane vizibilitetin qe kane figurat publike) duhet te na beje te mendojme per llojin e sherbimeve/mekanizmave te urgjences qe jane ne dispozicion te njerezve qe kane fatin e keq te kalojne episode te tilla.

Miku im, Naim Nela ne nje status te tij, ka ngritur me te drejte disa pyetje te cilat edhe nese nuk kane pergjigje te menjehershme,, duhet te jene te pakten objekte diskutimi per te vleresuar e permiresuar shanset e mbijeteses ne arrestet kardiake.

Behet fjale per ekzistencen e defibrilatoreve publike, disa pajisje te thjeshta te cilat mbahen prane qendrave me trafik te shtuar popullsie (institucione, hotele, salla konferencash, qendra turistike, plazhe, etj) te cilat mund te ndihmojne ne raste arrestesh kardiake ne rritjen e probabilitetit qe nje njeri te mbahet ne jete derisa te vije ndihma e specializuar.

A ekzistojne apo a ka ndonje nisme per vendosjen e ketyre pajisjeve te thjeshta dhe jo shume te shtrenjta ne zona te tilla?!

Ky nuk eshte luks!!

Arrestet kardiake jane nje nga shkaqet kryesore te vdekshmerise ne popullate.

Kjo eshte nje kerkese minimale per nje sherbim urgjence dhe sidomos ne struktura te medha shteterore apo private, ku ka grumbullime njerezish (dhe rrjedhimisht ka probabilitet qe te ndodhin episode te tilla).

Ndoshta jeta nuk mund te shpetohet ne çdo rast, por studimet tregojne se rritet perqindja e mbijeteses.

Sigurisht kjo nisme/kerkese duhet te filloje te artikulohet me force nga grupet e interesit (nga mjeket kardiologe si fillim, qytetaret, ndonje shoqate shoqerie civile qe i ka mbetur ndopak ze, etj).

Jepini, NGRINI ZERIN!!

I duhet kerkuar me force ministrive, bashkive, politikaneve, etj …qe ne vend qe parate ti shpenzojne me postime ne FB per turizmin shqiptar, koncerte e ahengje, retushime imazhesh etj… te sigurojne disa defebrilatore ne mjediset publike, se nuk kushtojne shume dreqi ta haje…nuk kushtojne shume as per shtetin e ahengjeve dhe as per privatin… dhe mund te perdoren nga çdokush, me nje trainim minimal.

PS: Nuk jam mjeke, por ne strukturen ku punoj, une jam nje nga tre personat qe jemi trainuar (brenda dy oreve) si te japim ndihmen e pare ne rastin e nje arresti kardiak dhe si te perdorim defibrilatorin. Pothuajse çdo organizate me trafik njerezish investon ne nje defibrilator dhe sigurohet qe ka dy tre punonjes qe dine si ta perdorin.

Deri tani nuk na eshte dashur ta perdorim kurre, por eshte aty ne rast nevoje.

Eshte i thjeshte, kushton pak per nje organizate/institucion…shpeton jete!

About Redaksia

Check Also

Valltari i Vdekjes

Nga Luçiano BOÇI Rama po përdor vrasjen Martinit për të zgjatur jetën e tij politike. Ai …