Vagabondi vrasës i shtetit të shqiptarizmës dhe “shteti i bektashizmës”!

Nga Gent STRAZIMIRI

Vrasësi i shtetit të shqiptarizmës, po kërkoka “shtetin e bektashizmës”…(?!)

Thotë se e bën si “rilindas”, si “tolerant” që është, për të promovuar vlerat që i kemi vetëm ne dhe askush tjetër në botë.

Në fakt i kemi, madje më së shumti si rezultat i përpjekjes së bektashinjve shqiptarë duke nisur nga Samiu, Naimi e Abdyli të cilët, siç thotë Konica, “ishin shqiptarë kur ende nuk kish Shqipëri”.

Ata, së bashku me Hoxhën Tahsin, Papa Kristo Negovanin, Pashko Vasën e shumë të tjerë, e mbrujtën me durim ndjenjën e të qenit së pari shqiptarë, e më pas besimtarë.
E bënë jo sepse e krijuan ata tolerancën fetare por, sepse kuptuan që toleranca fetare që kishte vetërregulluar marrëdhëniet në këtë vend, buronte nga një element edhe më i rëndësishëm i konstitucionit shpirtëror të këtij kombi: të qenit shqiptarë!

Ndër të gjitha formulat e propozuara në atë kohë për vetëqeverisje të shqiptarëve, ato syresh që mbështeteshin mbi besimet ishin rruga me e shkurtër dhe, politikisht më e papërgjakshmja e më e realizueshmja.
Edhe atëhere “shteti i bektashizmës” ishte  varianti “më i pranueshëm” teorikisht e politikisht…
Por, ishin pikërisht dhe kryesisht bektashinjtë mendjendritur shqiptarë që e refuzuan, dhe zgjodhën rrugën më të vështirë, më të përgjakshmen, atë laiken: pavarësi me luftë në emër të shqiptarizmës!

Dhe ia dolën! Shteti i shqiptarizmës u bë!

Në 112 vjet ekzistencë të këtij shteti, banda e shqipëtar-vrasësve më të mëdhenj të shekullit XX, ka tentuar dy herë që, për të ruajtur pushtetin, ta zhbëjë këtë monument të shqiptarizmës: shtetin.

Së pari në 1944-1948 duke lutur e përgjeruar Titon për bashkim me Jugosllavinë madje, duke kontribuar me vrasje masive të shqiptarëve në dy anët e kufirit…
Së dyti në 2013-2024 me zbrazjen e vendit, duke e bërë të pajetueshëm për njeriun e djersës e të moralit dhe parajsën e narko-euros e të vesit…

Në të dyja rastet në bashkëpunim me Beogradin!
Në të dyja rastet duke futur spica tek bektashinjtë!
Në të dyja rastet nga të njëjtët vagabondë ateistë, të pa fé e të pa atdhe!

Është brezi i tretë i pasardhësve të së njëjtës bandë vagabondësh, krenarë e të papenduar, që ende sot vendosin emra rrugësh, emrat e gjyshërve vrasës të pamëshirshëm të myhypëve, baballarëve e, dedeve të bektashizmës…

Por edhe sikur historia të mos ishte kaq e freskët, e qartë me data, vende e ngjarje, bektashinjtë shqiptarë, për fatin e tyre të ndritur, e kanë udhëheqësin shpirtëror që ndriçoi shpirtin e çdo shqiptari mysliman, katolik a ortodoks qoftë, bektashiun e shqiptarin e ndritur: Naimin.

Edhe nëse dikush do të aventurohej të sajonte sërish dilema si “reformë”, si “vlerësim” apo si çdo lloj miklimi pervers që nuk ka lidhje me besimin në Zot, Naimi dhe postulati i tij është aty dhe është për të përmbledhur konstitucionin shpirtëror të bektashiut: TI SHQIPËRI MË JEP NDER, MË JEP EMRIN SHQIPËTAR!

KAQ!

About Redaksia

Check Also

Televizioni në SHBA jehonë protestës: Berisha tha se, beteja është e pandalshme deri në rrëzimin e Ramës

Mediat e mëdha ndërkombëtare po raportojnë intensivisht për mosbindjen civile të opozitës shqiptare. Një nga …