CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Noka takim me strukturat për protestën e 7 tetorit: Të dëgjohet e trokitura jonë në çdo derë…

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka zhvilluar takime me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD në kryeqytet si dhe struktura e Forumit Rinor. Takimet janë zhvilluar në kuadër të mobilizimit për protestëne kombëtare të 7-tetorit, protestë e thirrur nga opozita pas dënimit me burg të deputetit të PD, Ervin Salianji.

Noka u ka bërë thirrje strukturave të partisë që të mobilizojnë qytetarët dhe të trokasin në çdo derë për t’u dëgjuar zëri i tyre.

Postimi

Me kryetaret/sekretaret e degeve te Tiranes , kryetaret e degeve te Forumit Rinor

Të shpërndahemi në terren! Të dëgjohet e trokitura jonë në çdo derë! T’i shtrëngojmë dorën çdo #shqiptari e ta ftojmë mes nesh të na bashkohet! Rrugë tjetër s’ka.

O sot o kurrë! #Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri teknike që t’i rikthehejë besimin te zgjedhjet dhe vota e lirë.,- shkruan Noka

1 / 3

 

©

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …