Grupi Parlamentar i PD mblidhet sot, përcaktohet skenari që do të ndiqet

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike mblidhet sot në orën 12:00. Pjesë e diskutimeve do të jetë edhe aksioni në Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me seancën plenare që do të mbahet ditën e nesërme.

Në seancën paraardhëse kishte tensione. Ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren, goditën me sende të forta kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali dhe jashtë godinës dogjën karriget e tyre në shenjë proteste pas arrestimit të Ervin Salianjit.

Ditën e djeshme, policia e Tiranës, çoi në SPAK 23 deputetë të opozitës, të përfshirë në tensionet e së hënës.

About Redaksia

Check Also

“Do luftojmë çdo formë diktature dhe ekstremizmi të majtë”/ Berisha jep mesazhin e parë si Zv.President i CDI

Kryetari i PD, Sali Berisha është zgjedhur zv/President i Unionit unionit më të madh në …