Berisha: Sulmi i Ajetullahëve të Teheranit kundër Izraelit është një agresion i hapur ndaj këtij vendi!

Kryetari i PD, Sali Berisha, reagoi pas sulmit të Iranit mbi Izrael. Berisha tha se ky është një agresion i hapur.

Kreu i opozitës tha se Partia Demokratike e dënon me forcën më të madhe këtë sulm.

Reagimi

Sulmi i Ajetullahëve të Teheranit kundër Izraelit është një agresion i hapur ndaj këtij vendi!

Mbrëmë Ajetullahët e Iranit ndërmorën një sulm, agresion ajror me qindra raketa kundër Izraelit. Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë sulm si një shpallje lufte të hapur ndaj shtetit të Izraelit dhe si një akt qe dëshmon dhe njëherë se regjimi i Ajetullahëve të Teheranit është një faktor madhor destabilizimi në rajon dhe në botë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ne jemi parti që e paraqet votën para jush! PS që nga 2009 e ka ekzekutuar votën, s’ka  gjë më antidemokratike 

Pyetje: Për pjesën e asaj çfarë ndodhi ditën e sotme, ju keni thënë që prisni …