Padia ndaj deputetëve të PS/ Bardhi: Moszbatimi i vendimeve të Kushtetueses, krim që dënohet me burg

Kreu i Grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka dorëzuar në SPAK padinë ndaj deputetëve të mazhorancës, lidhur me moszbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Mosekzekutimi i një vendimi të Gjykatës kushtetuese përbën vepër penale, është krim që dënohet me tre vite burgim për këtë arsye i jemi drejtuar SPAK”, tha Bardhi.

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Bardhi tha se opozita është e vendosur në aksionin e saj për rrëzimin e mazhorancës.

I pyetur në lidhje me padinë penale për djegien e karrigeve të Kuvendit të Shqipërisë, Bardhi theksoi se padia vjen nga ata që nuk kanë lënë pa vjedhur në këtë vend.

About Redaksia

Check Also

PD takim me të Dërguarin Special të Presidentit Trump: Shqipëria përballet me kapjen e shtetit, korrupsionin dhe deformimin e zgjedhjeve

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, dhe …