Noka: Spiropali u fut nga dera e WC, solli makinën për të na provokuar!

Makina e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali duket se ka ardhur bosh në oborrin e Kuvendit. Sapo ka mbërritur në Kuvend, deputetët e PD-së u nisën menjëherë drejt makinë për të bllokuar Spiropali, por prej andej nuk doli njeri.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka deklaroi se në makinë nuk ka njeri, pasi sipas tij, Elisa Spiropali është futur në Kuvend nga banja.

Noka: Zonja 5 milion  euro. Nuk është në makinë. Makina është bosh, ka hyrë nga dera e banjës. Nuk përfaqësojmë popullin. Por populli ashtu në banjë do i mbyllë të gjithë. Po të ishin përfaqësues të popullit do hynin dinjitozë, jo si minjtë. U ka hyrë frika në palcë. Një aksion mori opozita janë fshehur si minjtë.

Arsyeja pse nuk lejohen demokratët të futen në Kuvend është për shkak të vendimit të marrë nga socialistët për përjashtimin e 24 deputetëve të PD-së, ku Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledjon Nallbati do të qëndrojnë për 60 ditë jashtë aktiviteve parlamentare, 20 deputetë të tjerë janë përjashtuart me nga 40 ditë, ndërsa Edi Paloka me 10 ditë, edhe pse ai pretendon se nuk ka qenë fare aty.

Dënime ekstreme nga mazhoranca për tensionet e të hënës, për ta lënë Kuvendin pa opozitë, ashtu siç preferon kryeministri Edi Rama.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i fortë i Papa Leone: Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin e padrejtë të urisë si armë lufte

Mesazhi i fortë i Papa Lone XIV në rrjetet sociale Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin …