Noka: Ministrat po i cakton mafia! Flaka e karrikeve do të shkojë deri në Surrel!

Deputeti Flamur Noka ka vijuar akuzat ndaj qeverisë, këtë herë nga oborri i Kuvendit, pasi komisioni i etikës e përjashtoi një ditë më parë me 60 ditë nga punimet.

Noka u shpreh se këtë mazhorancë e ka kapur frika nga aksioni opozitar, teksa shtoi se kabineti qeveritar ka ministra të caktuar nga mafia.

“Në banjë do t’i mbyll populli këta. Bëjnë vendime për të vjedhur 51 miliardë euro në 11 vite. Ku kanë shkuar këto para. 51 miliardë janë vjedhur nga narkot dhe qajnë për karriget. Këta kanë hall se flakët e karrigeve do përpijnë Surrelin. Ky është një demonstrim se përse populli të hënën duhet të vërshojë në rrugë. Këta hynë si minj në kuvend nga dera e pasme pasi nuk përfaqësojnë popullin, Drejtorin e Policisë në këtë vend e caktojnë narkot. A ka vend ku ministrat caktohen nga mafia. Ministri i Mbrojtjes e ka lënë portin e Durrësit në dorën e mafias. Përse mbrohen me qindra gardistë. Iu ka hyrë frika në palcë. Ditën e hënë të gjithë në Tiranë”, tha mes të tjerash Noka.

About Redaksia

Check Also

Gazetari i Veliajt/ Kryeministre është Belinda Balluku

Gazetari i Veliajt dhe i afërt i pushtetit, Baze thotë se Kryeministre de facto e …