Berisha: 21 janari u ndërtua mbi një mashtrim, 7 tetori është dita për të hapur dyert e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

Kryetari i PD, Sali Berisha në deklaratë për mediat është shprehur se ‘21 janari’ u ndërtua mbi një mashtrim, falsifikim dhe etje gjakësore për pushtet të Edi Ramës dhe bandës së tij..

“Ardit, 21 janari u ndërtua mbi një mashtrim, falsifikim dhe etje gjakësore për pushtet të Edi Ramës dhe bandës së tij.

7 tetori është dita për të hapur dyert për shqiptarët për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pra, siç e sheh, 7 tetori është thirrur pasi është bërë e qartë për çdo shqiptar se Edi Rama grabit mandatet dhe nuk respekton vullnetin e qytetarëve por e kontrollon atë.

Pasi është bërë e qartë për çdo qytetar se ky armik i votës së lirë ka vendosur në arrest dhe ndjekje penale tre drejtuesit e partive kryesore opozitare, i bindur se nuk fiton zgjedhjet.

Pasi është bërë e qartë se ai ka rikthyer, si bastard i xhelatit Kristaq Rama, burgosjet politike në Shqipëri.

Pra, paralelizma, e para shkon drejt të shkuarës, kjo e dyta shkon drejt të ardhmes së Shqipërisë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Yeffet, Veliu, Balluku”!/ 126 ditë revoltë: Ramës po i bien “gurët e shahut”! Boll është boll!

Këtë të shtunë, 3 tetor mbahet protesta e 126-të qytetare në Tiranë, në vijim të …