Berisha: Beteja jonë nuk ndalet gjer në krijimin e qeverisë teknike!

Kreu i PD, Sali Berisha në deklaratë për mediat është shprehur se 7 tetori do të jetë dita e kthesës së madhe. Berisha tha se, beteja jonë nuk ndalet gjer në krijimin e qeverisë teknike!

“7 tetori do të jetë dita e kthesës së madhe.

Do të jetë radha jonë, radha e qytetarëve.

Beteja jonë nuk ndalet gjer në krijimin e qeverisë teknike.

Pra, qëllimet tona janë qëllimet më demokratike në kuptimin që kërkojmë të hapim rrugën për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, të cilin Edi Rama e ka shndërruar në një farsë të vërtetë.

Kërkojmë që Shqipëria të mos jetë më një narkoshtet, por një shtet ligjor, në të cilin ligjet, Kushtetuta dhe të drejtat e opozitës respektohen.

Pra, ne kërkojmë gjëra themelore që i mungojnë sot shoqërisë dhe popullit shqiptar”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Miliona euro për ndërtim dhe mbushje gropash, rruga Tiranë-Durrës në gjendje skandaloze

Segmenti rrugor nga Tirana në Durrës është kthyer në makthin e përdoruesve të saj. Automjetet …