Martin Henze: Shqipëria nën autokracinë e Ramës po shkon drejt një shteti policor sipas modelit serb

Martin Henze, këshilltari për çështjet ekonomike në CDU-në gjermane dhe ish-këshilltar i kancelares Merkel, mbajti sonte fjalën e tij në tuimin e përnatshëm në “Rrugën e Shpresës”.

Henze u shpreh se, sfida e Shqipërisë për fat të keq vazhdon për shkak të kryeministrit Rama dhe që nga 2019 vihet në diskutim edhe nevoja deri në një revolucion.

“Dëshiroj t’ju përcjell përshëndetje të përzemërta nga Berlini, nga Unioni Kristiandemokrat.

Ne me demokratët jemi së bashku në një parti në gjithë Evropën, po kështu edhe në shtetet e bashkuara dhe ju duhet të jeni të sigurt që ne qëndrojmë gjithmonë në krah të Shqipërisë, jo thjeshtë të një përfaqësuesi të një përfaqësie të caktuar, por të të gjithë shqiptarëve.

Sot, mbi 32 vite pasi Shqipëria ka fituar të drejtën që të përcaktojë fatin e vet, sërish sfida vazhdon, për ta çuar Shqipërinë sa më para dhe për ta përmirësuar atë sa me shumë.

Sfida për fat të keq vazhdon për shkak të kryeministrit Rama dhe që nga 2019 vihet në diskutim edhe nevoja deri në një revolucion.

Sfida vazhdon më tutje për shkak se zgjedhjet në Shqipëri manipulohen që prej vitit 2013, 1.4 milion shqiptarë kanë braktisur vendin.

Sfida shkon me tutje për shkak të korrupsionit qeveritar të administratës Rama, të eksportit të drogërave në Evropë që helmojnë rininë evropiane për shkak të pastrimit të parave, trafikut të njerëzve, të cilat të gjitha janë rritur së bashku në mënyrë eksponenciale.

Sfida vazhdon, sfida shkon më tej për shkak të zgjedhjeve të ardhshme të vitit 2025, të cilat edhe Sipas nesh në Berlin, Edi Rama, autokracia e Edi Ramës do të përpiqet nëpërmjet presionit që t’u mbyllë gojën shqiptarëve.

Udhëheqës të opozitës si Sali Berisha, që është edhe një mik shumë i mirë i imi, kryebashku i Himarës Fredi Bejleri si dhe deputeti i Partise Demokratike të Shqipërisë Ervin Salianji, janë arrestuar, janë ndaluar pa asnjë të drejtë ligjore.

Shqipëria në vitin 2024, është në rrugën e një shteti policor t drejtuar nga Moska sipas modelit Serb, sipas gazetës me të madhe të evropës, sikurse thotë gazeta Bild, e drejtuar nga mafia e qeverisë Rama”, u shpreh Henze.

About Redaksia

Check Also

Bie autostrada/ Katastrofa Rama-Balluku me vjedhjen e rrugëve

Që nga paraditja e sotme, aksi Prrenjas-Librazhd rezulton i bllokuar për shkak të rrëshqitjes së …