7 tetori po afron/ Berisha: Pa votën e lirë dinjiteti njerëzor nuk ekziston! PD e betuar për çdo sakrificë

Lideri i opozitës, Sali Berisha në ditën e 277 të tubimit qytetar tha se pa votë të lirë, dinjiteti njerëzor pushon së ekzistuari.

Gjatë fjalës së tij para mbështetësve, Berisha tha se, Partia Demokratike është e betuar ndaj çdo lloj sacrifice, për të rikthyer votën e lirë te shqiptarët dhe qytetarët e Shqipërisë.

Berisha tha se, pa votën e lire kombi nuk ka sovranitet të brendshëm, por është thjesht një shumësi e shtypur e narko-diktatorit, Edi Rama.

“Zonja dhe zotërinj, 7 tetori, ora 18:00 ditën e hënë po afron. Dhe kjo është beteja qytetare më e rëndësishme e 32 viteve. Kjo është beteja e guximtarëve për dinjitetin e tyre, për lirinë e tyre, për votën e lirë.

Të dashur miq, pa votë të lirë nuk ka njeri të lirë. Pa votën e lirë dinjiteti njerëzor nuk ekziston. Pa votën e lirë, fatin tënd e ka në duar të zeza të tjerë.

Pa votën e lirë, kombi nuk ka sovranitet të brëndshëm, por është thjesht një shumësi e shtypur e narkodiktatorit, Edi Rama.

Pa votën e lirë nuk ka të ardhme në vendin ku ke lindur, nuk ka të ardhme për të rintjë, për fëmijët tanë.

Pa votën e lirë liria kombëtare është një shkretëtirë pa bimë, është një shkretëtirë e vdekur, e zbrazur.

Theksova këto fjalë vetëm e vetëm për të bërë të qartë se çfarë rëndësie jetike, çfarë rëndësie vendimtare ka beteja jonë për votën e lirë.

Ndaj edhe, në këtë mision më i rëndësishmi në të eksiztencën e saj, PD nuk do të zhgënjejë kurrë shqiptarët. PD nis këtë mision e vendosur për çdo sakrificë.

PD nis misionin e rikthimit të votës së lirë tek shqiptarët. E betuar për çdo sakrificë, e gatshme për çdo sacrifice”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Zjarri në Elbasan i qëllimshëm”/ Gazetari: Duan të fshehin 150 milion euro…

Gazetari, Enton Abilekaj, ka deklaruar se zjarri në Elbasan në një fushën e mbetjeve është …