Berisha: Eliza Spirorrokun e caktoi Pëllumb Gjoka në krye të parlamentit! Tani do e quajmë Eliza Spirogjoka

Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se, beteja e deputetëve të PD në parlament ka rëndësie jetike, e vendimtare.

Berisha u shpreh se, në krye të parlamentit, Siropalin e vendosi kryetrafikanti i Velipojës dhe veriut, miku i ngushtë i Edi Ramës, miku strategjik i tij, Pëllumb Gjoka.

Berisha: Të dashur miq, nga sonte Eliza Spirorrokun do ta quani Eliza Spirogjoka.

E morët vesh besoj, se në krye të parlamentit e vendosi kryetrafikanti i Velipojës dhe veriut, miku i ngushtë i Edi Ramës, miku strategjik i tij, Pëllumb Gjoka.

Por kur Eliza ndërron mbiemrin në Spirogjoka, kur kreu i parlamentit emërohet nga baronët e drogës, merreni me mend ju se çfarë është i aftë të bëjë ky parlament.

Mos i thoni më Spiropali, Spirogjoka do i thoni.

Kuptojeni vetë ju se çfarë rëndësie jetike, vendimtare ka beteja e deputetëve të PD në parlament.

Frymëzim është ajo betejë për të gjithë shqiptarët.

Edhe njëherë, miqtë e mi, ditën e hënë në ora 18:00, të gjithë marshim drejt Tiranës për votën e lirë, për fjalën e lirë, për fatin e shqiptarëve, për të ardhmen e Shqipërisë.

Qeveri teknike, zgjedhje të lira.

Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

About Redaksia

Check Also

Dash Sula nuk do të jetë në listat për deputet të partisë së re

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, është shprehur se …