Studentët i bashkohen protestës: Shumë degë po mbyllen, mosbindje civile studentore…

Studentët paralajmërojnë protesta dhe bojkot në auditor, për shkak të gjendjes në cilën ndodhen sot ata. Duke shpalosur banderola ‘Pakti për vdekjen e universitetit’, studentët iu bashkuan protestës së thirrur nga opozita.

Në në deklaratë për mediat, studentët kanë dhënë ultimatum qeverisë se nëse nuk u përgjigjet kërksave të tyre atëherë do të bllokojnë dhe izolojnë të gjitha fakultetet në Tiranë e jo vetë.

Sipas tyre, studentët nuk janë dakord me kushtet në të cilat ndodhet ata, ndërsa shtojnë se në rast mos reagimi, atëherë do të ketë mosbindje civile.

Studentët kanë interes për ulje në menzë e kancelari. Në kushtet ku qiratë janë të shtrenjta dhe taksat, t’i bashkohen protestës e mosbindjes civile. Do vijojmë çdo ditë dhe do izolojmë të gjitha univeristet deri në bojkot, kur të na plotësohen të gjitha kushtet.

Qeveria të vijë e të diskutojë e negociojnë me ne, jo të na shesë në media arritjet në arsim. Po rrezikojnë degë të mbyllen dhe janë përgjysmuar disa degë në universitet. Arsimi është në kushte mjerane. Vetëm 60 kuota regjistrimi në gjuhë – letërsi, kjo qeveri s’po bën asgjë për të mbajtur studentët këtu. Kanë frikë nga studentët. Ne s’kemi frikë nga asgjë dhe kemi dalë për të drejtën tonë. S’ka as pushtet e asgjë që mudn të na cenojë.

Qëllimi ëhstë që kjo potestë të vazhdojë dhe do t’i bashkohemi opozitës. Studentët s’janë dakord me arsimin sot, mosbindje civile deri në plotësimin e pikave tona. Do t’i paraqesim, nësë s’realizohen do të ketë mobindje civile.

About Redaksia

Check Also

Një rrëfim ndryshe për Berishën

𝐒𝐢𝐤𝐮𝐫 𝐭ë 𝐦𝐨𝐬 𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐝𝐞𝐧𝐨𝐧𝐜𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐩𝐚𝐟𝐮𝐧𝐝𝐦𝐞 𝐭ë 𝐁𝐞𝐫𝐢𝐬𝐡ë𝐬 𝐩ë𝐫 𝐭ë ç𝐚𝐫ë 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐚𝐠𝐚𝐧𝐝ë𝐧, 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐧𝐠𝐚 …