Vokshi: Ndreca një hajdut i provuar, PS ka skenar për përjashtimin e opozitës!

Drejtuesja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Albana Vokshi tha se, Plarent Ndreca është një hajdut i provuar dhe nuk mundet të hetojë një hajdut tjetër. E ftuar në emisionin ‘Task Force’ në ‘SYRI TV’ me moderatoren, Sonila Meço, ajo tha se, PS ka skenar për përjashtimin e opozitës.

Vokshi u shpreh se, Plarent Ndreca nisi mbledhjen e komisionit në kundërshtim me ligjin dhe kishte marrë në pyetje dëshmitarin kur prezent nuk ishte kryetarja e komisionit.

“Garda kishte dalë të na pengonte, ishte një skenar që do ta kishte zili dhe sigurimi i shtetit. Plarent Ndreca nisi mbledhjen e komisionit në kundërshtim me ligjin dhe kishte marrë në pyetje dëshmitarin kur prezent nuk ishte kryetarja e komisionit.

Ata nuk e duan opozitën por krijojnë skenar që opozita të mos marrë pjesë në komisione, ne e kemi bërë të qartë që nuk do ta bojkotojmë komisionin pasi e kemi kërkuar me insistim këtë komision. Ata e bëjnë të qëllimshme për të pamundësuar prezencën tonë në komisionin hetimor.

Ndreqa është një nga ushtarët e Edi Rama e ka kapur prej fyti dhe ka firmosur për afera korruptive në të gjitha postet drejtuese që ai ka marrë pjesë. Ka tre raporte të KLSH që e kanë kapur në abuzim dhe shpërdorim të detyrës dhe kanë kërkuar që ai mos të jetë më pjesë e administratës publike.

Pra ju a mendoni nëse një hajdut do të hetojë një hajdut tjetër që është i kahut të tij, kjo nuk ndodh. Ai është në konflikt se ka qenë avokat i koncesioneve dhe janë me akuzë nga SPAK. Po edhe Milva Ikonomi kanë firmosur për këtë koncesione dhe janë në konflikt interesi”, tha Vokshi.

About Redaksia

Check Also

Si po vriten pacientët tek spitali Onkologjik, dëshmitë…

Dr. Mondi tha që duhet patjeter të operohet që t’i futen tubat edhe për shkarkimin …