Berisha: Rama do të merret edhe me gjirizet, kanalizimet, ujësjellësat, vetëm si e si të presë gjoba!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se po merr kompetencat e pushteteve lokale, duke shkelur Kushtetutën, vetëm e vetëm për të vendosur gjoba.

Berisha tha se, Edi Rama do të merret edhe me gjirizet, kanalizimet, ujësjellësat, vetëm se si e si të presë gjoba.

“Të dashur miq, ky bastard i bllokut hoxhist tejkalon në disa aspekte etërit e tij mizor.

Si kurrë ndonjëherë në një vend tjetër, Edi Rama për të marrë rryshfetin, për të prerë 30 përqindëshin firmos sot çdo leje ndërtimi në Shqipëri.

Kjo është përdhosje e kushtetutës, e ligjeve. Garantoj qeveritë vendore, garantoj shqiptarët se kjo nuk do të ndodhë kurrë më.

Se qeveria vendore do të funksionojë mbi bazën e kushtetutës dhe Kartë Europiane të Autonomisë Lokale.

Të dashur miq!

Vetëm 3 muaj më parë njoftoi se shkrihej Komiteti i Ujërave në Shqipëri, një autoritet rregullator i përbërë nga specialistë të fushës.

Krijohet Këshilli Kombëtar me në krye kreun e meduzës Edi Rama. Pra ky do të merret edhe me gjirizet, kanalizimet, ujësjellësat, se si e si të presë gjoba. Por në botë nuk ka një kryeministër që të jetë kryetar i ujërave të vendit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dash Sula nuk do të jetë në listat për deputet të partisë së re

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, është shprehur se …