Ky regjim po na largon nga demokracia!

Nga Tritan SHEHU

Një “grusht” i regjimit ky kundër parlamentarizmit si themel i demokracisë.

Një letër e Spiropalit në emër të regjimit, pa asnjë shpjegim a vendim kolegjial, e shpërndarë mbrëme vonë njofton se sot nuk do te zhvillohet seanca parlamentare.

Krejt në kundërshtim kjo me programin e Kuvendit, të shpallur e përgatitur, rregulloren e tij.

Në Botën demokratike askush nuk do të guxonte të bënte një vepër të tillë anti kushtetuese e anti ligjore.

Përveçse kjo në tentativat për „grusht shteti“, marrje pushteti të Parlamenteve.

Shkelje e rëndë kjo e të drejtave parlamentare.

Edhe regjimet Lindore nuk guxojnë të bëjnë, se paku formalisht, je akt të tillë.

Kjo flet për “agoninë” që po kalon demokracia jonë.

Për denigrimin e thellë e nëpërkëmbjen e Parlamentit, ligjeve e Kushtetutës.

Për frikën e madhe që e ka kapur regjimin ndaj opozitës.

Ndaj fjalës së lirë, qoftë edhe në sallën e Parlamentit.

Kjo tregon se sa na ka larguar ky regjim prej demokracive të vërteta evropiane, shtetit ligjor, e baraz peshimit të pushteteve.

Se sa larg po na çon ky regjim drejt autokracive e diktaturave Lindore.

Model i vetëm e orientues ato, për autokracinë e Tiranës.

Rrezik tragjik ky për vendin e popullin tonë.

Rrezik që duhet përballuar tashmë pa asnjë hezitim.

Shqiptarët kanë pasur në shekuj e kanë të ruajtur thellë në “gene” aspiratën evropiane e Perëndimore, si të vetmen alternative mbijetuese.

Dhe do të dinë ta mbrojnë atë në përballje me këtë regjim obskurantist.

Rruge tjetër nuk ka!

About Redaksia

Check Also

Bojkoti është gjithnjë gabim

Nga Bujar Leskaj Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare të Kuvendit ishte …