“Kolegët” e kodeve mafioze…

Nga Iva V.GRILLO

Nje gazetar sot ka kercenuar publikisht nje deputet te Kuvendit te Shqiperise.

Kete e ka bere duke “perifrazuar” nje mesazh/paralajmerim qe sipas tij e ka dhene SPAK per deputetin ne fjale.

Mesazhi qe dha gazetari duket qartazi nje kercenim i stilit mafioz.

Tani, meqe gazetari ne fjale pretendon se ky eshte nje “selam” qe vjen nga SPAK per deputetin ne fjale, ka vetem dy mundesi:

1). SPAK duhet te sqaroje pozicionin e vet dhe ti dale per zot kercenimit publik qe i ka bere deputetit nepermjet gojes se gazetarit

Ose

2). SPAK te pergenjeshtroje kercenimin qe gazetari vuri ne gojen e SPAKUt dhe kercenuesi publik minimalisht duhet te beje transparence se nga e ka marre guximin per te shantazhuar publikisht nje perfaqesues te popullit ne parlament.

Hapesira publike vazhdon te jete e mbushur me “kolege” te SPAK-ut qe duket se njohin vetem kodet mafioze te komunikimit.

About Redaksia

Check Also

Çështja Balluku, tashmë halli i BE-së…!

Nga Iva V.GRILLO Paradoksalisht, çështja Balluku ka pushuar së qënuri ekskluzivisht hall i Ramës. Ky …