“7 tetori”/ Berisha: Shërim të shpejtë zotit Emiri, të cilin një narkokomisar donte ta digjte të gjallë

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka përshëndetur edhe njëherë tjetër guximtatët e protestës së 7 tetorit të cilët po përballen me terrorin policor të Ramës.

Gjithashtu, në fjalën e tij gjatë tubimit qytetar te ‘Rruga e Shpresës’, Berisha i uroi shërim të shpejtë edhe zotit Emiri, të cilin një narkokomisar donte ta digjte të gjallë.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet të përzemerta.

Mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush misionareve dhe misionarëve të kauzës së drejtë të çdo shqiptari.

Guximtareve dhe guximtarëve që qëndrojnë të vendosur, të palëkundur si pararendës të betejës sonë për qeveri teknike, zgjedhje të lira, fitoren e opozitës.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj platforme të fjalës së lirë që përcjellin, përhapin në të katër anët e dheut të vërtetat e sotme të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Një përshëndetje ju bëj guximtarëve të 7 tetorit që përballen me terrorin policor me urdhër të Edi Ramës, por qëndrojnë si heronj të vërtetë të papërkulur për idealet që mbrojnë.

Shërim të shpejtë zotit Emiri, të cilit një narkokomisar donte, nga urrejtja e hajdutit, e kriminelit, e trafikantit, ta digjte të gjallë.

Të dashur miq, sot koha na fton më shumë se kurrë të 10-fishojmë përpjekjet tona për të transformuar Shqipërinë nga jugu në veri, nga lindja në perëndim në vendin e mosbindjes civile.

Në vendin e njerëzve guximtarë, të përgjegjshëm për misionin e tyre, të cilët me guxim, në revoltë, përmbysin në një hark kohor 32-vjeçar diktaturën e dytë në Shqipëri.

Diktaturën e bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Ky regjim është sot regjimi më i shëmtuar në Europë.

Një nga regjimet më kriminale në botë.

Ky është regjimi i organizatave kriminale në qeveri, të udhëhequra nga Edi Rama.

E organizatave kriminale në institucione, të udhëhequra nga Edi Rama”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dash Sula nuk do të jetë në listat për deputet të partisë së re

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, është shprehur se …