Berisha-Ramës: Nëse guxon dhe prek një qime floku të Gazment Bardhit vend mbi tokë nuk do keshë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën pasi ky i fundit dhe gazetari më i afërt i tij, Sokol Balla kërcënuan publikisht kryetarin e grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhin me burg ose me jetën e tij.

Berisha iu drejtua Ramës se, nëse guxon dhe prek një qime floku të Gazment Bardhit ose të çdo deputeti, vend mbi tokë nuk do kesh!

“Të dashur miq, Edi Rama ka lëshuar dje një kërcënim me jetë ose me burg me gojën e zëdhënësit të tij, Sokol Balla, për kryetarin e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

Në emër tuaj do i deklaroj këtu, se guxon dhe i prek një qime floku të Gazment Bardhit ose të çdo deputeti, vend mbi tokë nuk do kesh.

Nuk të mbrojnë dot as tunelet e Dajtit, as shpellat e Malit me Gropa, kudo që të jesh do gjendesh dhe do të të bëhet gjyqi para shqiptarëve.

Prandaj mos mendo ti se për krimet e Olsit dhe tuat, për trafiqet e tua dhe të Olsit, për vjedhjet tua familjare dhe të Olsit, do mund t’i mbyllësh gojën opozitës.

Jo, kurrë, harroje!

Harroje dhe njëherë.

U them atyre mjeranëve të cilët nuk meritojnë as të quhen njerëz, mos u bëni zëdhënës të një kryekrimineli, të një kryehajduti që mbron krimet e tij, vëllait të tij, organizatës së tij kriminale qeveri, sepse do njësoheni me ta. Dhe ky është një turp i madh”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha ndan pamje nga Asambleja e IDC-CDI në Bruksel

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë në rrjetet e tij sociale një video …