Boçi: PD do të vijojë përpjekjet e mosbindjes civile deri në arritjen e qëllimit!

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” ka deklaruar se protesta e 7 tetorit arriti të instalojë standardin e sjelljes së aksionit politik të PD në raport me mosbindjen civile. Sipas tij PD do të vijojë përpjekjet e mosbindjes civile deri në arritjen e qëllimit përfundimtar.

“Instaloi standardin e sjelljes së aksionit politik të PD në raport me mosbindjen civile. Është përballje dhe kryerja e çdo lloji veprimi që ne të arrijmë qëllimin tonë sepse situata është e destabilizuar nga ana politike. Ne do vijojmë me këto përpjekje deri në arritjen e qëllimit tonë.

Ditën e enjte nuk e anashkaluam mosbindjen civile. Nuk mund të dalë një kryetar parlamenti dhe të anulojë seancën se i ka thënë Rama. Erdogan erdhi paradite, seanca mund të ishte pasdite. Nuk ka gjendje qetësie”, u shpreh ai.

Ish-deputeti demokrat tha se në protestë policia ka abuzuar me hedhjen e gazit lotsjellës dhe sprajtit. Sipas tij detyra e tyre është të mbrojnë jetën e qytetarit.

“Mund të kishte dhe një ide për rikthim të Kuvendi, por ndodhi një përplasje e panevojshme dhe brutale, sepse policia pa zero arsye e mbushi gjithë sheshin me gaz lotsjellës, ndërkohë që ne nuk kishim arritur. Me pjesën e gazit dhe sulmet e policisë ishte një abuzim shumë i madh. Ndikoi te protestuesit. Ka patur raste që p.sh. te bashkia jemi goditur direkt me spraj.

Policia është në detyrën e saj, është e parapërgatitur, ndërsa qytetari është i zhveshur me elementë mbrojtjes. Detyra e institucionit të rendit është të ruaj jetën e qytetarëve. Ata që s’duhet të lëndohen në protestë, nuk janë policët, sepse kanë skafandër e mjete mbrojtëse, por qytetarët”, tha Boçi.

Ndër të tjera ai u shpreh se, protesta instaloi standardin e sjelljes së aksionit politik të PD në raport me mosbindjen civile, duke shtuar se duan që të vazhdojë edhe më tej dhe të agresohet më shumë.

“Instaloi standardin e sjelljes së aksionit politik të PD në raport me mosbindjen civile, është përballje dhe kryerja e çdo veprimi për arritjen e qëllimit tonë sepse situata është destabilizuar. Nuk kemi rënë në qetësi, sepse pati një përballje në parlament para seancës. Ne ishim përgatitur për një reagim të fortë, por seanca u shty në mënyrë të njëanshme.

Duam që të vazhdojë më tej dhe të adresohet më shumë. Njerëzit janë të karikuar dhe nuk janë nga ato bateritë që duhet t’i karikojmë ne. Janë me autonomi, nuk e kanë impulsin e jashtëm, por të brendshëm. Protesta është komunikim politik, dhe kur ti i del në ballë, jep mesazhin se je për interesat e tyre, jo për interesa personale”, tha Boçi

About Redaksia

Check Also

Përgjimi zbardh detajet/ Telefonata 11 minutëshe e Ballukut me banditë për të kërcënuar dëshmitarët

Si i kërcënonte Balluku dëshmitarët me kriminelë Një element që Kryetari i grupit parlamentar të …