Berisha thirrje mjekëve: Mos u përpiqni të mbroni nderin e amoralit Edi Rama…

Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur edhe te skandali më i madh i publikuar në lidhje me kurimin e kësaj sëmundje vdekjeprurëse, ku gratë e prekura privohen nga trajtimi vetëm e vetëm se nuk ka ilaçe në spital, duke vendosur ata se kush do të mjekohet dhe kush jo.

“Ju mjeke dhe mjekë me dokumente faktohet se përpiqeni në mënyra të ndryshme të justifikoni, madje dhe të mashtroni e të maskoni shkaqet e këtyre mungesave të tmerrshme të ilaçeve për këto të sëmura, t’ju bëheni ortakë me sëmundjen e tyre për të mbrojtur nderin e amoralit Edi Rama, e ministres, e drejtorit, e me radhë e me radhë”, tha Berisha.

“Gjendja e këtyre të sëmurave është dramatike, është një aktakuzë e rëndë, jo vetëm për shtetin e zuzarëve, hajdutëve të pamëshirë, por dhe për tolerancën e secilit prej nesh, dhe për bluzat e bardha, të cilat sillen ndaj këtyre të sëmurëve, për fat të keq më duhet ta them, si qënie mjerane, si qënie që shkelmojnë parimet e humanizmit, shkelmojnë betimin e mjekut.

Dhe këtu dua t’ju them një fjalë. Ju mjeke dhe mjekë me dokumente faktohet se përpiqeni në mënyra të ndryshme të justifikoni, madje dhe të mashtroni e të maskoni shkaqet e këtyre mungesave të tmerrshme të ilaçeve për këto të sëmura, t’ju bëheni ortakë me sëmundjen e tyre për të mbrojtur nderin e amoralit, Edi Rama, e ministres, e drejtorit, e me radhë e me radhë.

U rikujtoj këtyre bluzë bardhëve, se ne që kemi shërbyer në diktaturë në mjekësi, ua them ju haptas, kurrë nuk kemi gënjyer të sëmurët për mungesë ilaçesh.

Por dua të jem i sinqertë, që as dhe ai ministër i asaj kohe nuk na e kërkoi kurrë një gjë të tillë. Jo. S’ka ilaç, s’ka ilaç. Nuk gjendet, nuk gjendet.

Por ju që e bëni këtë, që një gazetar guximtar, humanist, i ndershëm, me inegritet, ua nxiu bluzat, sepse i nxini vet me qendrimet tuaja.

Turp i madh për ju!

Çfarë ju dallon ju nga ata që vjedhin paratë e ilaçeve të këtyre të sëmurëve nga Edi Rama, ministrja, drejtoresha e me radhë?

Cilat janë ato interesa që ju shtyjnë ju të silleni në këtë mënyrë kaq okult, kaq të nënshtruar, kaq mashtrues ndaj të të sëmurëve tuaj?

Ju mund të vazhdoni, por para shqiptarëve, ju jeni bërë me gjithë mundin dhe djersën që derdhni, unë ndiej dhimbje të madhe, dhe nuk dua të shqipëroj asnjë fjalë për asnjë mjek, asnjë infermier. Por ju, me ato komunikime me njëri tjetrin, si të fshehim këtë, si të fshehim atë.

Po mirë, nuk keni guxim të dilni në media dhe t’i denonconi këta kriminelë që vjedhin ilaçet e të sëmurëve, që vjedhin njerëzit që lëngojnë.

Por të paktën mos merrni përsipër të justifikoni këtë makabritet të padëgjuar kurrë nga mjekët”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ish-kryebashkiaku i PS me kompani private, presione për të fituar tendera…

Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Granit Gjana, që tashmë është marrë i pandehur nga SPAK …