Krimi trondit Shkodrën, vritet një 15 vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit me thikë nga një person tjetër. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një të mitur 15-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

About Redaksia

Check Also

Ish-kryebashkiaku i PS me kompani private, presione për të fituar tendera…

Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Granit Gjana, që tashmë është marrë i pandehur nga SPAK …