Berisha mbush sot 80-vjeç! Mirënjohje dhe vlerësim pafund për gjithë kontributin!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha feston ditën e sotme 80 vjetorin e lindjes. Përmes një postimi në Facebook, Jamarbër Malltezi i ka përcjellë urimin e tij.

“Legjendë e gjallë dhe hero i demokracisë, e quan Malltezi- Berishën.

Postimi i plotë

“Gëzuar 80-vjetorin Prof. Berisha!

Legjendë e gjallë, enciklopedi shëtitëse, hero i demokracisë dhe burrështetas me bilancin më pozitiv për Shqipërinë. Meriton mirënjohjen e gjithëve jo vetëm për rolin e madh në 1990 që foli e shkruajti kur të tjerët nuk guxuan, që nxiti proceset demokratike, hapi Shqipërinë me perëndimin, krijoi tregun e lirë, mundësoi Shqipërinë në NATO, lëvizjen e lirë në Evropë e me rol të pazëvendësueshëm për pavarësinë e Kosovës.

Fati e solli që dhe në këtë moshë të na mësojë se:

1. Të drejtat fitohen e nuk dhurohen.

2. Lufta për demokraci nuk mbaron kurrë.

3. Për dinjitetin luftohet me çdo cmim

4. Opozita është vlerë dhe nuk lejoi shuarjen e opozitës por me përballje riktheu pluralizmin

5. Kur lufton për të drejtën, ia vlen çdo përballje

6. Shkollë demokracie duke ulur tensionet dhe punuar bashkë edhe me demokratët me të cilët dukej e pamundur

7. Kur ke të vërtetën me vete përballesh me çdo sfidë e çdo skuthllëk.

Zoti është me durimtarët. Mirënjohje dhe vlerësim pafund për gjithë kontributin e z. Berisha”, shkruan Malltezi.

About Redaksia

Check Also

Ish-kryebashkiaku i PS me kompani private, presione për të fituar tendera…

Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Granit Gjana, që tashmë është marrë i pandehur nga SPAK …