CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Berisha: Ajo që ndodhi në vitin 2021 ishte një thirrje e brendshme e shqiptarizmit në shpirtin e Sali Berishës!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se,  ajo që ndodhi në vitin 2021, ajo ishte një thirrje e brendshme, një thirrje genuine e shqiptarizmit në shpirtin e Sali Berishës. Duhet të qëndroja ndaj atyre të cilët u përpoqën jo të godasin një njeri, absolutisht, u përpoqën nga pozita korruptive majtiste, të fshijnë një histori të kombit tim 30-vjeçare.

“Jam angazhuar në fundin e viteve ’80 dhe fillimin e viteve ’90 kundër një diktature, e cila ishte e egër, e cila ekzekutonte të rinjtë në kufi, por prapë se prapë ishte në rënie të pashmangshme.

Pas saj, me të gjithë përpjekjet e mia, jam përpjekur që Shqipëria të mos jetë më ajo që ishte.

Dhe unë mendoj se Shqipëria njohu kuantum lipe të vërteta, një vend që vinte nga honet e varfërisë dhe mjerimit njerëzor si vendi i tretë më i varfër i planetit, doli në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.

U anëtarësua në NATO.

Ecte me program të sigurt drejt procesit të anëtarësimit në BE.

Të gjitha këto, përbënin për mua disa rezultate, apo disa gurë kilometrikë në udhëtimin tim.

Por dua të jem i sinqertë, ajo që ndodhi në vitin 2021, ajo ishte një thirrje e brendshme, një thirrje genuine e shqiptarizmit në shpirtin e Sali Berishës.

Duhet të qëndroja ndaj atyre të cilët u përpoqën jo të godasin një njeri, absolutisht, u përpoqën nga pozita korruptive majtiste, të fshijnë një histori të kombit tim 30-vjeçare.

Në këtë kontekst, mendoj se me veprimtarinë time është ky një nga shërbimet më të mëdha që e bëj për kombin tim që unë e adhuroj.

Nuk mundet kurrë të pranoja unë, që isha votuar nga ky popull më shumë se kushdo tjetër në 30 vite, të damkosesha për të turpëruar ata, ndaj dhe deklarata ime ishte e thjeshtë: kur të gjendet një dokument i vetëm, një provë e vetme e korrupsionit të Sali Berishës, largohem përfundimisht nga politika.

Nisa betejën, sot ku jemi?

Sot, pas katër vitesh hetime intensive, shterruese nga mercenarët dhe vetingut 30-vjeçar, u konkludua se nuk kishte shkelur kurrë ligjin.

U konkludua se njeriu i vetëm, njerëzit e vetëm të cilët kishin paguar për Sali Berishën, ishin vajza e tij, ishte dhëndri i tij.

U konkludua se në asetet e tij, ai kishte 100 mijë euro, pas 54 viteve punë, dhe një apartament 40 metra më të madh se ai ka pasur në diktaturë.

Natyrisht, ju që më besuat në fillim, i kishit shumë të qarta këto.

Por të gjithë të tjerët kishin të drejtë të dyshonin duke e ditur se kjo akuzë absurde vinte nga kryediplomati i botës.

Sot pas 4 vitesh, çdo njeri që përtyp mashtrimet e tij, i them kontrollo xhepat e tu”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Raporti: Rama dhe Veliaj kanë pushtuar mediat kombëtare, zënë 27% të kohës të të gjithë programacioneve

Të dhënat e AMA-s të analizuara nga BIRN tregojnë se kryeministri, anëtarët e kabinetit qeveritar …