Pavarësisht se kush do jetë pas zgjedhjeve në Shtëpinë e Bardhë, nuk besoj kurrë se do pranojë të trashëgojë akte të mafies shqiptaro-amerikane

Kryetari i PD, Sali Berisha është pyetur nga qytetarët edhe për zgjedhjet në SHBA. Berisha u shpreh se, PD nuk ndërhynë në zgjedhjet amerikane, por ‘pavarësisht se kush do jetë pas zgjedhjeve në Shtëpinë e Bardhë, nuk besoj kurrë se do pranojë të trashëgojë akte të mafies shqiptaro-amerikane’.

“Së pari, lidhur me këtë çështjen e rehabilitimit.

Unë jam shqiptar, për mua rikthimi që bënë të mundur shqiptarët është Everesti i jetës sime.

Tani, lidhur me zgjedhjet në SHBA, PD nuk ndërhyn në zgjedhje, por anëtarët dhe mbështetësit e saj kudo që janë, e dinë se PD është e afiluar në bashkimin ndërkombëtar demokrat me Partinë Republikane, e cila faktikisht e kryeson këtë union.

Ndaj dhe ata e kanë të qartë që mund të votojnë për kë të duan, por nëse kanë për bazë partinë, votojnë për Partinë Republikane, kandidatët e saj.

Unë kam besim, pavarësisht se kush do jetë pas zgjedhjeve në Shtëpinë e Bardhë, nuk besoj kurrë se do të pranojë të trashëgojë akte të mafies shqiptaro-amerikane, të cilat janë në çdo aspekt të turpshme”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kolegët e Erionit në SPAK thjesht po i zgjasin atij agoninë! E vërteta nuk fshihet dot!

DEKLARATA E ANETARIT TE KRYESISE SE PD, BELIND KELLIÇI Të nderuar qytetarë, Dy ditë më …