Meta takohet me Salianjin: Më bindi se burgu politik vetëm ndez frymën e përmbysjes së juntës në pushtet!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar me Ervin Salianjin, në atë që e cilësoi tribunin e deputetit të Partisë Demokratike dhe Opozitës, i cili sipas Metës vuan nga burgu politik i narkotikëve.

Në një reagim në rrjetete sociale, Meta tha se takimi me Salianjin, e bindi më shumë se burgu politik vetëm ndez frymën e ndryshimit dhe përmbysjes së juntës në pushtet.

“Sot me kërkesën time, së bashku me anëtarin e kryesisë së Partisë Liria, avokatin Genc Gjokutaj, takova në burgun e Fierit tribunin e deputetit të Partisë Demokratike dhe Opozitës, z. Ervin Salianji, i cili vuan nga burgu politik i Narkotikëve.

Takimi ishte një shprehje solidariteti kundër Drogës në pushtet dhe Drejtësisë së Drogës.

Ky takim më bindi edhe më shumë se burgu politik vetëm ndez frymën e Ndryshimit dhe përmbysjes së juntës në pushtet.

Krenar për heronjtë e fjalës së lirë që nuk e humbin kurrë Lirinë e tyre as në burg”, shkruan Meta.

About Redaksia

Check Also

Kolegët e Erionit në SPAK thjesht po i zgjasin atij agoninë! E vërteta nuk fshihet dot!

DEKLARATA E ANETARIT TE KRYESISE SE PD, BELIND KELLIÇI Të nderuar qytetarë, Dy ditë më …