16 emigrantë drejt Shqipërisë, Kepi: Është puro propagandë

Anija Libra e Marinës është nisur drejt Shqipërisë për të sjellë grupin e parë të emigrantëve në qendrat e ngritura në Shqipëri për t’iu nënshtruar procedurave të përshpejtuara kufitare.

Ajo ç’ka vihet re është se bie miti i 200 personave që ishte parashikuar të vinin në vendin tonë, pasi sipas të dhënave transferimi ka pasur vetëm 16 emigrantë, 10 bangaldeshas e 6 egjiptianë në anijen e Flotës Ushtarake Italiane.

Gazetarja Alba Kepi, e cila e quajti gjithçka një propagandë për të thënë se meloni po ndalon emigrantët që vijnë nga vendet e sigurta.

“Janë 16 meshkuj të zgjedhur jo rastësisht të kombësisë egjiptiane dhe kombësisë nga Bangladeshi.

Pse e them këtë?

E them këtë sepse kjo është diçka që gjithmonë harrohet nga mediat shqiptare.

E kam nënvizuar shumë herë por duhet kuptuar është propagandë.

Sepse janë zgjedhur emigrant nga Egjipti dhe Bangladeshi sepse nga këto dy vende, në listën e vendeve të sigurta që Italia ka përditësuar pak kohë më parë, janë futur së fundmi Egjipti dhe Bangladeshi.

Çfarë do të thotë kjo? Se ky pakt mes Ramës dhe Melonit është i bazuar në këtë listë, në faktin se italia pretendon të përjashtojë dhe të mos lejojë të hyjë në brigjet e saj emigrant që vijnë nga lista e vendeve të sigurta, dhe prandaj them është puro propagandë sepse kanë dalë nga urat teritoriale, varka, anije me emigrant ilegalë, kanë përzgjehdur 16 meshkuj, 10 nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti për të bërë propagandën e radhës dhe për të thënë se ‘Meloni po ndalon emigrantët që vijnë nga vendet e sigurta’, dhe për të hedhur poshtë atë vendim qe është marrë me 4 tetor 2024 na Strasburg”, tha Kepi per Syri tv.

About Redaksia

Check Also

Kolegët e Erionit në SPAK thjesht po i zgjasin atij agoninë! E vërteta nuk fshihet dot!

DEKLARATA E ANETARIT TE KRYESISE SE PD, BELIND KELLIÇI Të nderuar qytetarë, Dy ditë më …