Berisha: Qytetarët u ngritën kundër mafies shqiptaro-amerikane të Ramës, Soros dhe McGonigal

Lideri i opozitës, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se e ka kthyer Shqipërinë në një narkoregjim njësoj si sundimtari i Tunizisë, i cili arreston kundërshtarët politikë për të marrë mandatin.

Berisha tha se, qytetarët u ngritën kundër mafies shqiptaro-amerikane të Ramës, Soros dhe McGonigalit për të shpëtuar pluralizmin politik.

“Të dashur miq, sot Shqipëria është si asnjë vend tjetër në Europë, është vendi i burgosjes politike dhe persekutimit politik të eksponentëve, drejtuesve, deputetëve të opozitës.

Është vendi që kreu i narkoregjimit ka zgjedhur një lloj si sundimtari i Tunizisë, arrestimin e kundërshtarëve për të marrë mandatin.

Është vendi në të cilin qytetarët vidhen në mënyrën më të tmerrshme nga qeveritarët e tyre.

Por është vendi gjithashtu i të rejave dhe të rinjve, burrave dhe grave të pamposhtur.

Është vendi i atyre qytetarëve demokrate e demokratë, që në një moment kritik të ekzistencës së pluralizmit të vërtetë, demokracisë, u ngritën në traditën e tyre të trimërisë më epike shqiptare për t’i thënë mafies shqiptaro-amerikane, Edi Ramës, Xhorxh Sorosit, McGonigalit dhe të tjerëve se siç thotë fjala e vjetër e këtij kombi, Zot ruajna nga miqtë se nga armiqtë ruhem vetë, u detyruan të ngrihen si Feniks, të mbrohen nga ata miq, të cilët kërkonin të bënin kurban pluralizmin politik për kryekriminelin e kombit shqiptar, Edi Rama”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kolegët e Erionit në SPAK thjesht po i zgjasin atij agoninë! E vërteta nuk fshihet dot!

DEKLARATA E ANETARIT TE KRYESISE SE PD, BELIND KELLIÇI Të nderuar qytetarë, Dy ditë më …