Kryetari i PD Dega Vlorë, Atird Hoxha, njëherazi dhe kryetari i grupit të këshilltarëve dhe këshilltarët e tjerë të opozitës kanë depozituar kërkesë për mbajtjen e një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Bashkisë Vlorë.
Çështjet që kërkohet të trajtohen janë:
- Shkaqet e përmbytjeve masive dhe përgjegjësitë përkatëse;
- Masat e ndërmarra për minimizimin e pasojave të krizës së shkaktuar nga përmbytjet;
- Transparencën në përdorimin e fondeve të destinuara për mirëmbajtjen e sistemit të kanalizimeve, kolektorëve dhe hidrovorëve.
- Evidentimi dhe dëmshpërblimi i dëmeve të shkaktuara qytetarëve dhe biznesit.
Ky është hapi i rradhës pas atij të një javë me parë, ku Kryetari i PD-ës Vlorë, Z.Atird Hoxha, depozitoi në Prokurori kallzim penal për veprën penale “Shpërodrimi i detyrës”.
Në këtë kohë sfiduese, opozita dhe unë si deputet përfaqesues i Qarkut Vlorë, qëndrojmë në krah të qytetarëve dhe jemi të përkushtuar për të garantuar që zëri dhe shqetësimet e tyre të dëgjohen dhe të trajtohen me seriozitetin e duhur.